Vendimi negativ për negociatat ka sjellë pakënaqësi edhe në radhët e socialistëve. Ish-deputeti i PS Andis Harsani ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës nga kreu i qeverisë.
“Jep doreheqjen sot. Me mire. Te pakten te mbahesh mend per dicka te mire”, shprehet Harasani përmes një postimi në rrjetet sociale, një ditë pas vendimit negativ në KE për negociatat.
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian diskutuan mbrëmjen e djeshme për hapjen ose jo të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca vuri veton për integrimin e Shqipërisë, e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka, me Spanjën skeptike ndaj Shqipërisë. Këto vende kanë pasur kritika të shumta ndaj Shqipërisë, lidhur me numrin e lartë të azilkërkuesve, krimin, korrupsionin dhe mosfunksionimin e shtetit ligjor.