Prokuroria Themelore e Prizrenit ka refuzuar të ju jap një kopje të raportit nga Instituti Zviceran prindërve të Astrit Deharit. Kryeprokurori Admir Shala është arsyetuar  raporti gjendet në Prishtinë në përkthim urgjent dhe sapo të përkthehet në shqip do tu jepet familjarëve. Prindërit dhe bashkëshortja e Astrit Deharit bashkë me avokatin Tomë Gashi ishin sot në Prizren ku kanë kërkuar një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të marrë një kopje të raportit prej Institutit zviceran në gjuhën origjinale. Babai i Astritit Avni Dehari është shprehur i mllefosur pasi që lajmin për arritjen e raportit e ka kuptuar nga mediat, e jo nga institucionet dhe se në këtë proces thotë se ka pasur shkelje të shumta.

“Për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare se ai ka vdekur. Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur”, ka thënë Dehari