I pyetur nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, kryeministri Edi Rama tha nuk bëhet fjalë sepse janë shumë punë për t’u bërë.

“Votë besimit për të plotësuar një nga pikat apo për të kënaqur ata…?! Ne kemi absolutisht shumë gjëra për të bërë dhe nuk kemi asnjë kohë për të humbur. Kemi plot punë për të bërë, nuk behet fjalë për të kënaqur askënd që nuk ka punë për të bërë apo s’di çfarë pune të bëjë”, tha Rama.