Aleksandër Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, Xhorxh Soros, ka komentuar refuzimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashimin Europian.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan: “Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshill.Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”.