Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë vizitës në Tiranë, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) ka bërë padrejtësi në vendimin për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) në tetor

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Siç deklaroi Kurti, në Tiranë ka shkuar për të festuar fitoren e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, tha Kurti.