“Përshëndetje! Emri im është Lidia dhe unë fillova të ndihem plakë  në moshën 30-vjeçare. Shumica e njerëzve mendojnë se 30 vjeçe është një moshë e madhe, për një grua. Për ta është mosha kur një femër duhet të ketë burrë, dhe fëmijë. Për më tepër ata thonë se, ky shëndet pas të 30-ave nuk është i mjaftueshëm për ta jetuar jetën në maksimum. Por  kjo nuk është e vërtetë. Dikush mund ta shijojë veten dhe jetën në çdo moshë.

Sot dua t’ju tregoj historinë e datëlindjes sime të 30-të dhe si kam arritur të kapërcej rregullat e vendosura nga shoqëria.

Mbaj mend se njëherë shkova te një event dhe takova një psikolog. Unë isha më e vjetra në mesin e vizitorëve. Më vonë ndjeva se isha më e vjetra në koncerte, apo kurset që ndiqja për të kaluar kohën. Në përgjithësi fillova të ndihem e trishtuar, në prag të 30-vjetorit tim. Epo, ok trishtimi nuk është fjala e duhur. Qava tre ditë rresht para datëlindjes dhe 2 javë pas saj.

Qaja sepse besoja se ky ishte fundi, ende nuk kisha fëmijë, nuk isha martuar, nuk kisha karrierë, nuk mund të bëja asgjë.

Nuk e festova 30-vjetorin, sepse isha e zënë duke qarë për rininë time, që kishte ikur,

Të gjithë miqtë e mi ishin martuar, kishin fëmijë dhe më pyesnin: Kur do të jetë radha jote? Ndërsa disa të tjerë më thoshin: “Nuk ka gjë po s’u martove, shijo lirinë”. Kjo kujtesë e vazhdueshme që nuk isha martuar më dukej e çuditshme.

Shumë njerëz që i njihja kishin arritur të ndërtojnë karrierën e tyre para moshës 30-vjeçare. Ata hapën biznesin e tyre, gjë që më pëlqente, isha e lumtur për ta. Por shpesh mendoja: “Pse nuk mund të bëj të njëjtën gjë?”

Në moshën 31-vjeçare, për herë të parë në jetën time, vendosa të bëj një kontroll mjekësor. Rezultatet? Jo gjë e mirë. Kisha kancer të tiroides. Nuk e di kë duhet të falënderoj, Zotin, fatin, Universin ose dikë tjetër, por pata fatin që e kapa sëmundjen në një fazë të hershme dhe po trajtohem.

Por nëse shëndeti im kishte shkuar drejt greminës, kjo do të thoshte se unë isha plakur,  kisha kaluar datën e skadimit. Këtu fillova të frikësohem me të vërtetë. Jo për shkak të sëmundjes, por mendimeve negative që më rrethonin.

Pas operacionit, ndalova veten dhe mendova: “Për çfarë dreqin po mendoj dhe pse jam kapur kaq keq me moshën time? Pse mendoj se karriera dhe familja janë kaq të rëndësishme për mua? Jeta ime nuk do të bëhet më e mirë nëse vazhdoj ta krahasoj veten me të gjithë, dhe jeta ime po vazhdon dhe nuk është aq e keqe!” I lashë ato ëndrra të shkojnë, ishte e vështirë. Sepse ato nuk ishin ëndrrat e mia.

“Ti duhet të ndërtosh karrierë! Duhet të krijosh familje! Duhet të kesh fëmijë!”, këto m’i imponoi shoqëria, interneti. Unë nuk kam këto dëshira. Unë jam një njeri i zakonshëm! Unë nuk jam e mirë për të bërë biznes, nuk e kam atë talent. Unë nuk jam adhuruese e Steve Jobs apo e Elon Musk, nuk jam tipi i fituesit, që tani është trend. Dhe kjo është normale.

Kuptova se mosha ime ka një mori avantazhesh. Nëse do të kisha burrë dhe fëmijë, a do të kisha mundësi të shkoja në Paris, apo vendet që adhuroj, sa herë që dua? A do të shkoja në shtëpinë e mikeshës sime në mes të natës sepse, është hëna e plotë, është e bukur, të pi një gotë verë dhe të shijoj lindjen e diellit!?”

Unë nuk u martova në moshën 22-vjeçare. Falënderoj Zotin që nuk e bëra. Nuk u martova as kur isha 27. Falënderoj Zotin katër herë që nuk e bëra. Kur isha 28 takova atë me të cilin shoh të ardhmen time, jo sepse ishte koha që të martohem, por sepse ai është i duhuri. Ndihemi të lumtur së bashku. Dhe nuk më intereson sesi do të përfundojë kjo marrëdhënie.

Tani jam mbi 30-vjeçe. Kam një njeri që e adhuroj dhe një mace. Nuk e kam ndierë kurrë këtë harmoni për brenda. Jetoj vetëm sipas dëshirave dhe ëndrrave të mia. E vetmja gjë që më zhgënjen është dhimbja e shpinës. Unë tani nuk dua të bëj shëtitje nën hënë dhe të qëndroj deri në agim. Dhe nuk kuptoj një gjë, fëmijët. A dëshiroj vërtet të kem fëmijë apo janë ato jehona e këshillave të njerëzve të tjerë në kokën time? “Të gjithë kanë nevojë për fëmijë, është arritja kryesore e një gruaje.” Psikoterapisti im do të më ndihmojë që t’i përgjigjem edhe kësaj.”