Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Egzon Azemi ka thënë se një vit pasi vdekjesë së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj u distancuan nga veprimi që ndërmorrën disa aktivistë duke hedhur ngjyrë të kuqe drejtë objektit të Qeverisë.

Ai në postimin e tij në Facebook, duke mos dashur të paragjykojë, ka shkruar se “Kush ju thoshte se Astriti u vetvra?”, si dhe “Kush ju thoshte ta mjegullonit këtë rast?”

Postimi i plotë:

Me 5 Nëntor 2016 u vra Astriti

Me 5 nëntor 2017 me urdhër të Visar Ymerit dhe Dardan Molliqajt faqja e Lëvizjes në FB lëshoi komunikatë ku distancohej nga veprimi që e ndërmorrëm disa aktivistë duke hedhur ngjyrë të kuqe drejtë objektit të Qeverisë.

Nuk dua të paragjykojë. Por mos të fshihen me fjalë boshe ku s’thonë asgjë. Kush ju thoshte se Astriti u vetvra? Kush ju thoshte të distancoheshit nga ngjyra që simbolizonte gjakun e derdhur, në zyret e udhërdhënësve? Kush ju thoshte ta mjegullonit këtë rast?