Për të gjithë ata që besojnë ekzistencën e UFO-ve apo teoritë mbi qëniet jashtëtokësore , Edward Snowden u sugjeron të jenë të rezervuar.  Si ish zyrtar i CIA-s dhe NSA, Snowden kishte qasje në disa prej sekreteve të ruajtura më mirë dhe nuk nguroi  kërkojë përgjigje në të dhënat e skedarëve  të Shërbimit Sekret Amerikan .

Siç rezultoi nga kërkimet e tij, qeveria amerikane nuk di asgjë për asnjë lloj jete jashtëtokësore. “Sa i takon kësaj historie mund të them se alienët kurrë nuk kanë komunikuar me Tokën, ose të paktën nuk kanë komunikuar me shërbimet sekrete amerikane”-shkruan Snowden në librin e tij të fundit Permanent Record.

Duke iu referuar përsëri teorive të komplotit, në një episod të “Joe Rogan Experience” të transmetuar të mërkurën, ai tha se nuk kishte prova të jetës jashtëtokësore. “E di, Xho, ju doni të ketë jashtëtokësorë, unë kisha qasje të plotë në rrjetet e NSA-së, CIA-s, ushtrisë dhe nuk munda të gjej asgjë”-theksoi Snowden. Ai zbuloi një program të madh përgjimi të drejtuar nga qeveria amerikane, të cilin e denoncoi publikisht. Nëse qeveria amerikane do të kishte të dhëna sekrete për UFO-t në Zonën 51, Snoëden me siguri do të ishte njeriu që do ta dinte këtë gjë.