Atmosferë sadiste e grabitqare dhe mbizotërimi i kulturës së fshehjes dhe mohimit, lejoi për dekada të tëra abuzimin seksual të fëmijëve në një shkollë katolike në Londër, informon dritare.net.

Priftërinjtë pedofilë dhe mësuesit kanë vepruar njëlloj si mafia, gjatë abuzimeve me fëmijët, ndërsa rastet e shumta kanë ndodhur në shkollën “Shën Benedikti”, në Ealing, perëndim të Londrës, bën të ditur një raport i fundit, informon dritare.net.

Figura kryesore të kësaj shkolle kanë kryer krimin e rëndë, ndërsa stafi i frikësuar nuk ka folur për atë që ndodhte brenda mureve të shkollës. Viktimat nga ana tjetër nuk kishin se ku të shkonin.

Që nga viti 2003, katër anëtarë të stafit, një abat, një murg dhe dy mësues janë dënuar për vepra seksuale në lidhje me 21 fëmijë.

Grupi i hetimit mori prova për të paktën 18 deklarata kundër tyre, tetë murgjve dhe mësuesve të tjerë, megjithëse besohet se shkalla e vërtetë e abuzimit është shumë më e lartë.

Gjithë kjo situatë, e pasuar nga heshtja e Kishës Katolike dhe policisë ndihmoi abuzimin seksual të fëmijëve prej më shumë se 30 vite


Për vite me radhë, kultura e fshehjes dhe e mohimit bërë që fëmijët të pësonin abuzim të tmerrshëm fizik dhe seksual, thotë Alexis Jay, kryetari i grupit të hetimit.

Pedofilët në shkollë u trimëruan nga ky fakt, thuhet në raport. Abuzuesi serial, David Pearce, nmurg dhe drejtues i shkollës së të rinjve “Shën Benedikti”, kreu sulme seksuale ndaj fëmijëve për 3 dekada rresht, 

Mësuesit dhe murgjit e tjerë ishin të vetëdijshëm për sjelljen e tij, por ishin të pafuqishëm për të bërë diçka pasi ishte të frikësuar se do të humbsinin vendin e punës nëse do të flisnin, informon dritare.net.

Dy mësues thanë se kultura që mbizotëronte në shkollën “Shën Benedikt” ishte njëlloj si ajo që ndodh në grupet mafioze.

Pearce ishte mbrojtur nga Laurence Soper, abati i Ealing në vitet 1991 dhe 2000, i cili vetë abuzoi me të paktën 10 fëmijë, ndërsa kishte role të tjera drejtuese në shkollë nga viti 1972 dhe 1983.

Shumë prej sulmeve ku përfshihen edhe mjaft përdhunime, kryeshin me pretekstin e ndëshkimeve, informon dritare.net.

Në vitin 2017, Laurence Soper, 74 vjeç u dënua me 18 vite burg pasi u shpall fajtor për 19 akuza, për sulme seksuale ndaj 10 ish-nxënësve të kësaj shkolle.

Ai u gjykua në Bailey Old, pasi u ekstradua nga Kosova, ku ai kishte ikur në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësinë.

Në vitin 2009, At David Pearce, 75 vjeç, që njihej me nofkën “djalli me qafore qeni” u dënua pasi pranoi 11 akuzat për sulme në vitin 1972.

Mes viteve 2003 dhe 2009, “mjeshtri i disiplinës” John Maestri, 78 vjeç pranoi 5 sulme kunddrejt nxënëse në shkollën “Shën Benedikti” në vitin 1980 dhe u dënua po ashtu.

Lidhur me këto raste, Vatikani gjithashtu kishte refuzuar një kërkesë nga grupi i hetimit për të deklaruar se çfarë hapash u ndërmorën pasi Soper u zhduk nga manastiri Sant’Anselmo në Romë në vitin 2011, kur ishte lirim me kusht/ Burimi: The Independent

Të paktën 14 djem pohuan se ishin abuzuar seksualisht nga Pearce, i cili i rreshtonte nxënësit lakuriq në pishinën e shkollës dhe i filmonte.