Paga minimale ka qenë një temë e diskutueshme që nga shpikja e saj në fund të Shekullit të 19. Shumica e ekonomistëve e konsiderojnë pagën minimale një vendim të dëmshëm që prek si punëdhënësit ashtu edhe punëtorët.

Sipas revistës Nomad Capitalist, tregu i lirë i punës bazuar në ofertë dhe kërkesë është më i mirë se sa ai aktual, dhe disa vende i përshtaten kësaj linje më së miri. Sidoqoftë, nuk ka shumë gjëra që mund të bëni nëse dëshironi të filloni sipërmarrjen tuaj të biznesit brenda një vendi me rregulla të paracaktuara për pagat minimale.

Në rastin kur duhet të punësoni punëtorë nga vende të tjera atëherë kjo kthehet në një çështje komplet tjetër. Ju mund të kontaktoni freelancers (punëtorë të pavarur) nga vendet e tjera të cilët pranojnë të punojnë për një pagë më të ulët se punëtorët në vendin tuaj. Nuk është rastësi që disa nga vendet me rritjen më të lartë të freelancers janë ato me pagën më të ulët minimale. Kjo është arsyeja pse ky komunitet është në rritje të vazhdueshme.

Në vende si Venezuela, Shqipëria, Egjipti, Malajzia, Maroku, apo edhe Afrika e Jugut, numri i freelancer-ve rritet çdo ditë, sepse është më fitimprurëse për ta të hyjnë në tregun ndërkombëtar të pavarur sesa të gjejnë një punë të rregullt me ​​kohë të plotë në vendin e tyre.

India është një shembull kryesor për këtë, pasi gati 20% e punëtorëve të internetit në të vërtetë jetojnë pikërisht atje.

Në ditët e sotme, është shumë e lehtë të lidhesh me punëtorët në të gjithë botën. Ekzistojnë shumë platforma të ndryshme, mbi të cilat punëdhënësit dhe profesionistët e pavarur mund të kontaktojnë njëri-tjetrin, të tilla si Upwork, për më tepër të gjithë ata punojnë në mënyrë të ngjashme. Për shembull, nëse keni nevojë për një asistent virtual, ju thjesht specifikoni kërkesat tuaja dhe profilin që kërkoni. Nëse dikush e gjen të pranueshëm propozimin tuaj, atëherë mund të kontaktoni me atë person dhe ta intervistoni. Së fundmi, të dy palët vendosin nëse duan të punojnë së bashku dhe t’i pranojnë kushtet e njëri-tjetrit.

Vendet që do të rendisim më poshtë mund të mos kenë pagat më të ulëta në botë, por ato janë të aksesueshme pasi kanë qasje në internet, dhe janë të vetëdijshëm për çka ndodh në botë, niveli i tyre i arsimit është i mirë, dhe një pjesë e popullsisë së tyre mund të flasë anglisht.

PËRFUNDIMI

Vendet me paga të ulëta minimale zakonisht kanë disa gjëra të përbashkëta, njerëz të arsimuar, të talentuar dhe të përkushtuar; një kosto e ulët e jetesës; dhe një mungesë pune e pagave të larta.

Për shkak të nivelit të rrogave në të gjitha këto vende, një numër në rritje i punëtorëve të aftë po kthehen drejt interneti për të gjetur një treg vërtet të lirë pune, ku ata mund të negociojnë me punëdhënësit për paga konkurruese.

Rritja e freelancers në internet për vende nga India në Shqipëri thjesht do të tregojë sesi një treg i lirë dhe i pavarur nga vendi i punës u sjell dobi të gjithëve. (nomadcapitalist)

  1. Egjipt
  2. Venezuelë
  3. Shqipëri
  4. Malajzi
  5. Afrika Jugut
  6. Marok
  7. Iran
  8. Ukrainë
  9. Pakistan
  10. Indi

Edel Strazimiri