Xhevdet T. Pozhari


Nëna e Astritit kurrë më s’do të merr urime nga djali i saj. As Arsa e vogël s’do ta ketë kurrë mundësinë as të merr e as të pranojë urime nga babai i saj sepse do ta kujtojë me dhembje tërë jetën veç ditëvdekjen e tij.

Një ditë do të rritet e do të lexojë deklaratat e tua për “vetvrasjen” e babait, siç i ka dëgjuar nëna e tij. E, ajo megjithatë ta fali! Tha, ky rast le të shërbejë edhe për ty edhe për të tjerët që mos të nguten në të ardhmen me deklarime publike. Sepse nëna e Astrtit që e humbi një djalë por na fitoi shumë bij me zemrën e saj të madhe, din të falë. Anipse ajo kurrë më s’do të merr urime nga fëmija i saj për të cilin ti thoshe me këmbëngulje se u vetvra.

Ti dhe shokët e tu duhet ta keni kuptuar Dhuratë se postet shkojnë e vijnë. Pesha e veprimtarisë që lëmë pas matet veç me atë nëse do të kemi fytyrë t’i shohim njerzit në sy.

Nëna Xhemile ta ka falur, edhe nëse ti nuk i kërkon ndjesë. Ajo e din se edhe ti je fëmijë dhe nënë e dikuj, e jo rastësisht ajo sot është bërë nënë për të gjithë ne, përtej ngjyrave partiake. Dhe shembull për brezin e ri. Një heroinë – siç ishin shumë gra të brezit të saj.

Po ti Dhuratë, çfarë shembulli do të japësh për brezat që po vijnë? Do të kujtohesh veç si ministrja që copëtonte thonjtë nga sikleti i madh, apo si njeri që do ta tejkalojë veten dhe sot do të kërkojë falje publike – sidomos ndaj Arsës.