Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku më antarën e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci, kanë takuar Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e OKB-së në Prishtinë, Ulrika Richardson, dhe Udhëheqësin e Zyrës së saj, Lorik Pustina.
Në këtë takim Richardson ka uruar Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor dhe ka shprehur dëshirën që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që t’i hapet rrugë bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta zhvillimore.
Sipas njoftimit në faqen zyrare të LVV-së, ajo ka thënë se se prioritet i UNKT-së është partneriteti me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, bashkëpunimi për programet e shtyrjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Kosovë, si dhe mbështetja e projekteve zhvillimore të qeverisë së re në të ardhmen.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se Kurti duke shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohen institucionet e reja dhe do të vendosen marrëdhëniet e bashkëpunimit, e njoftoi Richardson me prioritetet e qeverisë së re, për një shtetndërtim demokratik me sundim të ligjit ku luftohet korrupsioni i lartë institucional dhe ku çështje primare është si krijimi i vendeve të reja të punës ashtu edhe zbutja e pabarazive shoqërore përmes politikave sociale.
“Kryetari Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë së Lëvizjes, znj.
Arbërie Nagavci priti sot në takim Koordinatoren për Zhvillim nga zyra e
OKB-së në Prishtinë, znj. Ulrika Richardson, dhe Udhëheqësin e Zyrës së
saj, z. Lorik Pustina.
Znj. Richardson e uroi Kryetarin Kurti për mbarëvajtjen dhe rezultatin e
procesit zgjedhor dhe shprehu dëshirën që sa më parë të formohen
institucionet e reja në mënyrë që t’i hapet rrugë bashkëpunimit dhe
projekteve të përbashkëta zhvillimore. Ajo e njoftoi Kryetarin Kurti se
prioritet i UNKT-së është partneriteti me Kuvendin dhe Qeverinë e
Kosovës, bashkëpunimi për programet e shtyrjes së Objektivave të
Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në Kosovë, si dhe mbështetja e
projekteve zhvillimore të qeverisë së re në të ardhmen.
Kryetari Kurti e falënderoi znj. Richardson për urimin dhe vizitën, duke
shprehur bindjen se shumë shpejtë do të formohen institucionet e reja
dhe do të vendosen marrëdhëniet e bashkëpunimit. Z. Kurti e njoftoi znj.
Richardson me prioritetet e qeverisë së re, për një shtetndërtim
demokratik me sundim të ligjit ku luftohet korrupsioni i lartë
institucional dhe ku çështje primare është si krijimi i vendeve të reja
të punës ashtu edhe zbutja e pabarazive shoqërore përmes politikave
sociale. Rëndësi e veçantë, theksoi ai, do t’i kushtohet barazisë
gjinore nëpërmjet edukimit, punësimit dhe ofrimit të mundësive të
barabarta për gratë.
Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe
bashkëpunimin në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes
Vetëvendosje.