Shumë. Disa prej tyre tejet të dhunshme, dhe të tjerat pakëz më “civile” dhe respektuese të të dënuarve. Ja një listë e metodave të vdekjes që janë përdorur më shumë gjatë historisë
Kryqëzimi
I përdorur që në kohët më të lashta, kryqëzimi pati sidomos sukses mes romakëve në shekujt III dhe I p.e.s. Viktima fillimisht rrihej me kamzhik, më pas vdiste nga hemorragjia, infarkti apo bllokimi i frymëmarrjes të shkaktuar nga qëndrimi në kryq, pas një agonie e cila mund të zgjaste edhe me ditë.
Turra e druve
E lidhur me gjuetinë e shtrigave, vdekja në turrën e druve ishte e përhapur që në kohën e Romës së lashtë dhe në perandorinë bizantine, por njohu suksesin më të madh në epokën e Mesjetës, duke shkaktuar viktima si për shembull Zhan D’Ark. Vdekja vinte prej djegies së organeve, ose dhe më herët prej asfiksimit.
Varje në litar
E përhapur në Britaninë e Madhe duke filluar nga shekulli XIII, varja në
litar u eksportua përtej oqeanit (në SHBA ishte në përdorim deri në
fillimet e Nëntëqindës) dhe është ende në fuqi në vende si Japonia dhe
Iraku (ndonëse nuk është gjithmonë efikase). Në këtë mënyrë, vdekja vjen
zakonisht prej thyerjes së zverkut, vertebrave apo prej asfiksimit, me
një agoni që mund të zgjasë 15 minuta.
Prerja e kokës
Që në kohërat e Romës së lashtë, ku hyri në fuqi mbi të gjitha në epokën
perandorake, prerja e kokës (e përhapur edhe në Azi) konsiderohej një
prej më “dashamirëset”. I dënuari është në fakt menjëherë i
pandërgjegjshëm (për shkak të ndërprerjes së prurjes së gjakut në tru)
dhe vdes në më pak se dy minuta, pa agoni.
Shqyerja
Vdekja me shqyerje njohu një përdorim të gjerë në Europën e mesjetës,
mbi të gjitha në Angli, ku në shekullin XIV mbizotëronte dënimi “vrarur,
mbytur ose copëtuar) me të dënuarin që tërhiqej zvarrë nga një kalë
përpara se të lidhej pas një shtylle, ku i këputeshin gjymtyrët dhe
koka.
Vrasje me gurë
Në përdorim që nga lashtësia në Lindjen e Mesme dhe në Europë, vrasja me
gurë është sot e përhapur në vende islamikë si Arabia Saudite dhe
Emiratet e Bashkuara Arabe. E karakterizuar nga pjesëmarrja e shumë
“xhelatëve” (ndonjëherë një turmë e tërë) një praktikë e tillë
parashikon që i dënuari, gjysmë i varrosur, të goditet me gurë deri sa
të vdesë, prej asfiksisë apo dëmeve në tru. Agonia mund të zgjasë disa
orë.
Gijotina
Gijotina e njohu periudhën e saj të artë në Francën postrevolucionare,
gjatë të ashtuquajturit terrorit të jakobinëve. E lindur si përsosje e
prerjes së kokës, një makinë e tillë e vdekjes futi në vitin 1792 risinë
e tehut të pjerrët, që konsiderohej më efikas në prerjen e fytit në
krahasim me sëpatat dhe shpatat.
Karrikja elektrike
E ideuar në SHBA në fundin e shekullit XIX, karrikja elektrike
parashikon që të dënuarit t’i transmetohen shkarkime të fortë elektrikë
për të provokuar arrest kardiak apo paralizë të frymëmarrjes. Po kështu,
ndërkohë që organet “ngrijnë”, viktima ndonjëherë dridhet, urinon dhe
vjell. Zakonisht vdekja vjen pas një agonie prej pak minutash.
Injeksioni
Mes praktikave të fundit të vdekjes që janë ideuar nga njeriu është
injeksioni vdekjeprurës, i përhapur në SHBA nga fundi i shekullit XX,
dhe në përdorim sot edhe në vende të tjerë, si Kina. Injektohen
substanca kimike që sjellin vdekjen prej bllokimit të frymëmarrjes në
një hark kohor nga pesë në 15 minuta.
Pushkatimi
Praktika e pushkatimit nisi të përdoret rreth fundit të shekullit XVIII
në SHBA, sidomos gjatë Luftës së Pavarësisë. E përhapur më vonë në
Europë dhe në Azi (sot është në përdorim në Afganistan dhe në Kinë),
parashikon që viktima të goditet nga një ekzekutor i vetëm ose një
skuadër e tërë. Vdekja është e menjëhershme.
Dhoma e gazit
Dhomat e para të gazit janë shfaqur në SHBA në shekullin XX, duke gjetur
më pas përhapje në Gjermaninë naziste gjatë Holokaustit. I dënuari
mbyllet në një dhomë dhe intoksikohet me gazra vdekjeprurës, duke humbur
fillimisht vetëdijen dhe duke vdekur më pas prej asfiksisë brenda 10
minutash.