Me dy rezoluta, njëra që njeh genocidin turk ndaj armenëve dhe tjetra që kërkon sanksione ndaj Ankarasë për përvetësimin e sistemit raketor rus, S-400, Dhoma  e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së ka radikalizuar qëndrimin e saj ndaj Turqisë duke duke kundërshtuar hapur politikën e presidentit, i cili sipas demokratëve u shërben qartë interesave dhe aspiratave të Ankarasë.

Ajo që i bën dy rezolutat me rëndësi të veçantë është se megjithëse ato u miratuan me shumicë dërrmuese, pasi fituan mbështetjen jo vetëm të demokratëve, por edhe të shumicës së republikanëve. Tani radhën e ka senati për t’ë miratuar dy rezolutat.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë, Eliot Engel, tha se “në periudhën 1915 dhe 1923 u vranë 1.5 milion armenë. Ky ishte genocid – dhe është e rëndësishme tqë këtij krimi t’i vëmë emrin e tij”.  Gjenocidi armen është njohur zyrtarisht nga rreth 30 vende. Vlerësohet se 1.2 deri në 1.5 milion armenë u masakruan në mes të Luftës së Parë Botërore nga trupat e Perandorisë Osmane, të cilat asokohe kishin aleate me Gjermaninë dhe Perandorinë Austro-Hungareze.

Sanksione për sulmin ndaj kurdëve dhe S-400

Gjithashtu me një shumicë dërrmuese, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që kërkon kërkuar sanksione të gjera kundër Turqisë si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake në veri-lindje të Sirisë.

Rezoluta u miratua nga 403 Anëtarë, 225 Demokratë dhe 176 Republikanë, me vetëm 16 vota kundër.

Ligjvënësit vendosën të shqiptojnë sanksione pavarësisht nga fakti që Presidenti Donald Trump tërhoqi sanksionet që kishte vendosur për pushtimin turk në Siri.

Rezoluta parashikon

• Vendosjen e sanksioneve për zyrtarët e lartë turq dhe ndalimin e hyrjes në SHBA.

• Ndalimin e transportit të materialit ushtarak amerikan që mund të përdoret në Siri.

• Dorëzimi i një plani nga Pentagoni dhe Ministria e Punëve të Jashtme për të parandaluar rishfaqjen e Shtetit Islamik.

• Vendosjen e sanksioneve ndaj bankës shtetërore turke Halkbank dhe institucioneve të tjera financiare që financuan pushtimin e Sirisë.

• Kërkesa për qeverinë amerikane të vendosë sanksione ndaj Turqisë në bazë të Aktit CAATSA për blerjen e sistemit anti-raketor rus S-400.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu kritikoi ashpër rezolutat e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA për genocidin armen dhe pushtimin e Sirisë, duke i quajtur ato të pavlefshme, ndërsa ministria e Jashtme tha se kjo politikë bie ndesh me politikën e dy vendeve dhe aderimin e tyre në aleancën e NATO-s.