Në Japoni profesionistët e çdo fushe përdorin një mekanizëm mjaft të mirë që i mundëson atyre të vetë-përmirësohen. Ky mekanizëm quhet ‘shoshin’ dhe vjen nga shkolla e Budizmit Zen, i cili ka të bëjë tërësisht me vetë-kontrollin dhe vetëdijshmërinë e trurit tonë.

Murgu budist Shunryu Suzuki, në një libër të tij ka shpjeguar teknikën duke thëne se: “Në mendjen e një fillestari ka shumë mundësi, ndërsa në atë të ekspertit shumë pak”.

Mendja e fillestarit

Koncepti ka të bëjë me faktin se ata të cilët i afrohen jetës me më pak paramendime do të jenë më të hapur ndaj ideve dhe perspektivave të reja, ndërsa ata që e shohin veten si ekspertë do të shohin vetëm gjërat që afirmojnë kënd vështrimet e tyre për botën – dhe mund të humbin mësime të rëndësishme.

James Clear një autor best-seller i New York Times shpjegon: “Kush thotë se mënyra se si ju mësuat një aftësi është më e mirë për ta mësuar atë? Shumë njerëz mendojnë se janë ekspertë në një fushë, por në të vërtetë ata janë ekspertë vetëm të një mënyre të caktuar.”

“Në këtë mënyrë ne bëhemi skllevër të ideve pa e kuptuar as vetë. Ne adoptojmë një strategji apo filozofi bazuar mbi atë se çfarë jemi ekspozuar, pa e ditur nëse është një mënyrë optimale për t’i bërë gjërat.”

Pse ka rëndësi?

Po pse është e rëndësishme kjo për liderët nëpër të gjithë globin?

Ne ndodhemi në periudhën e një ndryshimi rrënjësor global ‘Revolucioni i Katërt Industrial’, në të cilin dixhitalizimi do të ndërhyjë më shumë në mënyrën se si bizneset, qeveritë dhe organizatat operojnë.

Në këtë mënyrë  liderët e ditëve të sotme duhet të jenë më të përgatitur dhe të mos kenë njohuri në vetëm një fushë të caktuar, por ashtu edhe si CEO i Amazon, Jeff Bezos, të dinë rreth çdo aspekti që mund t’i shërbejë biznesit apo jetës së tyre.

Për të zgjeruar menunë e aftësive tona në mënyrë që të arrijmë suksesin, kërkohet që ne të adoptojmë një mendje fillestarësh për çdo gjë të re që mësojmë. Scan