Sokaqet i dua me fort se burrat
—shkeputje nga Kajal Ahmad, poete kurde*

Sokaku nuk pyet, Ku ndodhesh
tash? Dhe ku je nisur,
moj vajze e cmendur?
Sokaku s’eshte i padrejtë e urdherues.
Ai nuk njeh tmerrin.
Asgje tek sokaku nuk ngjan ne burre dhe
asgje tek burrat nuk ngjan ne sokak.

Me thote:
Eja, ec mbi mua.
Rritu:
Dashuro

Ai sokak-
ndihej mire ta kaperceja me dike.
Fati na ndaloi qe te duheshim.
Por zemra ime fluturonte kur vrapoja
me te.
Ai ngelte me qellim
qe te mos me kalonte, qe une
te dilja para tij.

Vec nje sokak mjafton
per lirine, qe kjo te kremtoje e te kaptojë,
per femijet qe ta kaptojnë per ne shkolle,
per djemte qe te keqyrin vajzat dhe
per vajzat qe te keqyrin djemte.

Nje sokak qe mban emrin tim
nuk duhet te kete lapidare burrash te famshem
pergjate trotuareve te veta.
Le te jete i gjere, le te jete i gjere,
i gjere
si zemra ime.
Le te jete bosh nadjeve e mbremjeve
si poezi e heshtur shtepie, e
le te jete i zhurmshem oreve tjera
si rropullite e mia. Buzë brenda buzesh.

Me duhet nje sokak
i pastër nga njolla gjaku,
nje sokak qe s’ka pare kurre
as ka njohur tmerrin.
Le te jete i persosur, le te jete i persosur,
i persosur
si seksi i vajzave qe vriten padrejtesisht.
Le te jete i gjatë, le te jete i gjatë,
i gjatë
sa agonia e tyre.

——
Shqiperimi im (Shqiptar Oseku) , nga nje perkthim anglisht prej Mewan Nahro dhe Alana Marie Levinson-LaBrosse