Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik është konceptuar dhe nxitur nga presidenti serb, aleksander Vuçiç, sapo në tavolinë është hedhur propozimi francez për partneritet të privilegjuar me BE-në, në vend të anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tanjug e quan Minishengenin Ballkanik si Plani B i Serbisë dhe ai synon afrimin e vendeve të rajonit, krijimin e klimës së bashkëpunimit deri sa rajoni të anëtarësohet plotësisht në BE.

Tabloidi nacionalist serb, “Kurir”, madje shkon më tej kur referon burime sipas të cilave ideja e Vuçiç është për bashkim ekonomik rajonal, e cila është mbështetur edhe pala malazeze.

Është krejt e paqartë se çfarë roli luan këtu Shqipëria e cila shfaqet herë pas herë në takime ku vë një firmë në interes të serbëve dhe mandej asgjë nuk ndodh.