Bekim Qoku
Pse BDI mbetet partner jetik i Bashkësisë Ndërkombëtare
Bashkësia Ndërkombëtare në trevat e Ballkanit ka operuar mbi parimin e Stabilitetit para demokratizimit apo zhvillimit. Se sa kohë do t’i duhet vendit të stabilizohet, për këtë BN e ka gjithë kohën e mundshme. Ajo nuk ngutet sikur ky proces të zgjasë edhe 300 vjet.
Ndërsa ne e dimë që stabiliteti në MKV varet shumë nga raportet ndëretnike. BDI bën të pamundurën, që duke pakësuar njërën etni (atë që mundet) deri sa kjo etni s’do krijojë më telashe, ajo do konsiderohet partner i rëndësishëm dhe bashkëbisedues i përhershëm i Bashkësisë Ndërkombëtare. Këtë qëndrim të BN e kemi vënë re, kur e dimë që ajo nuk është shqetësuar fort për rastet e korrupsionit apo abuzimit me pushtetin nga ana e BDI-së, gjithmonë në emër të stabilitetit.