Nga Jurgen Vladi, shkenca politike CUNY New York, perkrahes i F. Albana dhe dashamires i Albin Kurtit

Kujdes Albin !

Po te drejtohem ne emer pasi cdokush te njeh sot dhe je bere i famshem e ndoshta shume kane shprese tek ju dhe mendjen e mbajne tek shpresa .

Padyshim qe populli shqiptar i Kosoves te besoi dhe juve duhet te udhehiqni Kosoven .
Perpara jush nuk qendrojne me lufta per te marre pushtetin, por per te udhehequr shtetin . Ketu kushtet do te kerkojne te ndryshosh strategjine. Ju nuk vozitni me nje makine, por pilotoni nje aeroplan ne hapesiren nderkombetare. Ne aeroplan eshte Kosova.

Nuk e di cfare strategjie ke ?

Ajo qe dua te sjell tek ju eshte se Politika e nje shteti nuk duhet te hedh poshte vijen strategjike te shtetit te vet te meparshmen. Ju lutem referohu politikes amerikane ne vitte e fundit ne disa ceshtje. Kujdes me ” Taksen ” mos e shit pa takse.

Kosova eshte ne Evrope midis Shqiperise e Serbise, por ajo eshte nen fokusin e shtetit amerikan dhe Diaspores shqiptaro-amerikane ne vecanti .Pikerisht Diaspora tani nuk eshte ajo e 1998, por ne nje shkalle ku Perfaqesohen ne Government me Mark Gjonaj dhe kur kemi nje profesor te ceshtjeve nderkombetare ne New York University ish-keshilltar i Rambujes Phd Shenasi Rama edhe shume per tu konsideruar te lutem .

Pozicioni yt i majte ne aksin politik nuk do te thote qe ju duhet t’i qendroni statik te majtes shqiptare. Ne Shqiperi nuk kemi formim te nje klase politike te ” majte ” apo te ” djathte ” si ne vendet Perendimore dhe Amerike, por perdorin termin politike per pasurim te klaneve te tyre.

Kujdes me te ” majten shqiptare ” . Mos harro, me ata qe uleni ju sot , dje baballaret e tyre ishin pjesemarres ne masakren e Tivarit te Forcave te ” Rezistences Kosovare “. Ata ishin ne pushtet kur u vra Ministri i Luftes, Krasniqi ne 1998 . Kujdes Albin se ta maten pulsin ne aksidentin me policin ne Rinas-Tirane . Pavaresisht, ju e dini se si ndodhi dhe ata e dine reagimin tend.

Jane shume gjera qe i pelqej e gjera qe nuk i pelqej, por krijmi i forces politike VV ne Shqiperi nuk do te kete sukses. Ky eshte nje leksion ne vete . Po imagjinoj VV e rritur ne ngrohtesine e Luftes se Kosoves dhe e krahasoj me bimen e Bananes te rritur ne te ngrohtin tropikal pastaj VV te vendosur ne klimen e ftohte politike shqiptare dhe Bananen e mbjellur ne Alpe .
Mos harxho energji, perqendrohu ne Kosove dhe dil faqebardhe ne Kosove . Atehere shqiptaret e Shqiperise do te kerkojne ndihme, pasi ego e politikanve shqiptare eshte mese e lexushme ne ditet e sotme .

Albin te lutem lere Tiranen shko ne Prishtine dhe formo qeverine. Besoj se muaj i mjaltit mbaroi.

Jurgen Vladi
New York 28 Tetor 2019