Perandoria Perse njihet si një ndikuese e madhe në historinë dhe në trajektoren e ngjarjeve të botës, e ashtu si çdo gjë tjetër që lë gjurmët e saja në këtë botë, po ashtu edhe populli që e krijoi këtë Perandori të Madhe nuk mund të mos ketë patur dijetarë që kumtonin mbi natyrën e thellë të gjërave.
Këto janë fjalët e urta persiane që kemi mbledhur për kënaqësinë e lexuesve tanë:
Ari i kulluar nuk i trembet gurit të provës.
Atë që bën ç’i do qejfi, e çojnë atje ku s’i ka qejfi.
Atë që bën syri s’e bën vetulla.
Atij që jep një libër hua, i duhet prerë një dorë, atij që e kthen atë, i duhen prerë të dyja.
Besimi është më mirë se pasuria.
Bëj si mulliri, merre të fortë e ktheje në të burë.
Çdo natë e errët ka mbarimin e ndritshëm.
Daullja gjëmon ngaqë e ka barkun bosh.
Desha t’ia ndreqja vetullën, por i nxorra sytë.
Dënimi më i madh për atë që shet shtrenjtë është të mos blesh te ai.
Dijet e marra në fëmijëri janë si vizatimet e gdhendura në gur.
Dikur kisha forcën por jo diturinë; tashti që kam diturinë, s’kam forcë.
Dora e thyer ngjitet, por zemra aspak.
Drejtoje pemën sa është e njomë.
Duroje dhimbjen derisa të gjesh ilaçin.
E çuan llafazanin në ferr dhe tha: “Sa të njoma qenkan drutë”
Është më mirë të jetosh në zemrën e mikut sesa në shtëpinë e tij.
Fjala e ëmbël ka magji.
Fjala e ka lezetin kur është e shkurtër.
Fjala që mban brenda teje është skllavja jote; ajo që nxjerr, është padronja jote.
Fjalët e urta janë zbukurim i të folurit.
Garuzhdja merr çfarë ka tenxherja.
Gomari dhe kali të lidhur pranë, edhe në mos ngjafshin nga qimja, do të ngjajnë nga huqet.
Grushtet i ha kush ndan ata që zihen.
Janë tre lloje armiqsh: armiku, armiku i armikut, dhe miku i armikut.
Këmbët e gjarprit, sytë e milingonës dhe bukën e hoxhës – nuk i pa asnjeri.
Kur fëmija mësohet në krahë, nuk zbret në tokë.
Kur u bë deti kos, fukarait iu thye luga.
Kush ka pesëdhjetë halle, s’ka qeder nga 30 të tjera.
Kush ta thotë të vërtetën në sy, të ka vëlla.
Mashkullin në jetë e presin katër obligime: të krijojë familje (shtëpi), ta trashëgojë një djalë, ta mbjellë një dru dhe të shkruajë një libër.
Me fjalë të buta edhe gjarprin e nxjerr nga vrima.
Muret kanë minj, minjtë kanë veshë.
Nëna e hajdutit herë ha gjoks, herë i bie gjoksit.
Në pemën e përtacisë rritet uria.
Nëse ecën ngadalë – të arrin fatkeqësia, nëse ecën shpejt, e arrin fatkeqësinë.
Një njeri mund të quhet i mençur kur është në kërkim të mençurisë, por do të jetë i marrë nëse beson se e ka gjetur.