Sot u bën tri vjet nga vdekja e ish anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Ai ndërroj jetë në burg kur po mbahej si i akuzuar për terrorizëm, ndërsa tri vjet pas vdekjes së tij u vërtetua se ai është vrarë.

Astrit Dehari kishte lënë pas bashkëshorten shtatzënë, ndërsa tani vajzën Arsa.

Gjatë ditës së sotme, bëhen homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në trevjetorin e vdekjes.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në përvjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari.