Kurti ka thënë se Astrit Deharin e mbyti regjimi (lexo:pushteti), pas sipas tij nuk po e merrnin dot në pyetje askush e as prokurori që ishte i ngarkuar me rastin.

Sipas tij në Kosovë drejtësia dhe sistemi i gjyqësisë është bërë vend i krimit me rastin e vrasjes së Astrit Deharit.

“Astirti u mbyt nga regjimi sepse nuk po e merrnin dot në pyetje dhe prokurori nuk e merrte në pyetje sepse Lëvizjes tonë i jepej përgjigje policore për pyetjet që ne ngrisnim. Drejtësia i nxjerr jashtë shoqërisë kriminelët dhe i fut brenda në burg. Por në Kosovë drejtësia dhe sistemi prej burgut te gjyqësia, prej qeveritarëve te prokuroria është bërë vend i krimit në rastin më të rëndë pikërisht me mbytjen e Astrit Deharit”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Kurtit mbi Astritin është kryer krimi që në ditën kur u arrestuar deri kur humbi jetën.

“Mbi Astritin është kryer krimi që ditën kur u arrestua deri atëherë kur e humbi jetën. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si organizoheshin konferenca kinse ekskluzive nga zyrtarët. Kjo është e pashembullt në Kosovën e pasluftës”.

Kurti i cili ka mbajtur një fjalimin para familjarëve dhe qytetarëve që dolën për të marshuar në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, tha se të gjithë ata kanë nevojë për drejtësi që të çlirohen nga zemërimi.