Rusia do t’i dorëzojë Serbisë një sistem raketash anti-ajrore edhe pse SH.B.A.-të kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit të Ballkanit në rast të blerjeve të tilla.

Agjensia e lajmeve shtetërore e Rusisë ‘TASS’, tha të mërkurën se sistemi ‘Pantsir-S’ do t’i dorëzohet Serbisë “brenda disa muajve të ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar”.

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, paralajmëroi Serbinë javën e kaluar se blerja e armëve ruse “përbën një rrezik” dhe se do të ketë sanksione nga ana e SHBA.

Serbia mbetet një aleat kryesor i Rusisë edhe pse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë.

Burimi: AFP