30-VJETORI I REVOLUCIONIT PAQËSOR NË DDR

Ibrahim Kelmendi

Sot në Bundestag (Parlament federativ i Gjermanisë) u mbajt seancë plenare dedikuar 30-Vjetorit të Revolucionit paqësor në DDR, që simbolikisht u manifestuar me lëvizjen e lirë të gjermanëve protestues të DDR (shkurtesa zyrtare për Gjermaninë Lindore) drejt Gjermanisë Perëndimore dhe me fillim të rrënimit fizik të Murit të Berlinit, më 9 Nëntor 1989.

I pari në seancë foli kryetari i Fraksionit parlamentar të CDU-CSU, Fraksionit më të madh në Bundestag, Ralph Brinkhaus. Pastaj, sipas rregullores, pasoi folësi i Fraksionit më të madh opozitar, AfD. Zotëri Ralph Brinkhaus i kushtoi kohë ekstra karakterizimit të ndodhisë së 9 Nëntorit 1989, që qoi në Bashkimin e dy Gjermanive. Në mënyrë eksplicite ai u përcaktua që ajo ndodhi të karakterizohet REVOLUCION, duke shtuar, pasi nga asnjëra palë konfrontuese, – qytetarët kundër pushtetarëve, – nuk u përdor dhunë fizike, duhet të karakterizohet REVOLUCION PAQËSOR!
Edhe përfaqësuesit pasues të SPD-së dhe FDP-së (demokratë-liberalëve), në foltore u pajtuan me karakterizimin e parafolësit Brinkhaus: REVOLUCION PAQËSOR!

Po e potencoj këtë karakterizim, sepse debilët shqiptarë, të cilët duan të simulojnë të qenurit “më katolik se papa”, gjegjësisht më demokratë se ata që praktikojnë demokraci tashmë edhe shekullore, kanë neveri primitive dhe urrejtëse ndaj emrit REVOLUCION, me mendim naiv se ky emërtim është komunist. Para se me u konkretizua idetë për komunizëm nga Karl Marx, ka ndodh emërtimi REVOLUCION i ndodhive që kanë imponuar ndryshim të gjendjeve e sistemeve politike brenda momenteve. Në të shumtën e herave revolucionet kanë qenë të dhunshme, prandaj kur ndodhin ndryshimet e mëdha, si më 9 Nëntor 1989, pa përdorim të dhunës, karakterizohen: revolucione paqësore.

Ai Revolucion paqësor në DDR pat ndikim të madh edhe në Kosovë – që shqiptarët ta vrasin frikën për të protestuar masovikisht kundër Beogradit pushtues dhe marionetave të tij shqipfolëse në Prishtinë!

Për shkaqe edhe subjektive nuk do të anashkaloj pa përmend shpifjen harbute të një marionete të shërbimit të atëhershëm sekret të KSAK-së (zyrtarisht: SDB, historikisht: UDB) – plëngprishësit Sabri Novosella. Ky komplotist është i pari dhe i vetmi që plasoi një shpifje të madhe, harbute e komprometuese: “Marksistë-leninistët e Lëvizjes në Gjermani, më 9 nëntor 1989, kanë organizuar demonstratë në Berlin kundër rrënimit të Murit të Berlinit” (parafrazim). Fatkeqësisht ca media të atëhershme i bënë publicitet të madh asaj shpifjeje komplotiste, dhe asnjëherë nuk gjykuan si njerëzore, racionale, konstruktive, të kërkonin e të kërkojnë falje, pse u bënë altoparlant propagandistik i marionetës Sabri Novosella për ta shumëzuar aq shumë atë shpifje harbute!