Shumë prej nesh janë quajtur në emrin e gabuar nga prindërit, miqtë e ngushtë por edhe në raste të tjera si ‘ishi’.
Është një moment i çuditshëm i cili zakonisht kthehet në argëtim por është një fenomen i cili ndodh më shumë herë se duam ne.
Sipas psikologjisë fenomeni i një personi që pa dashje e quan dikë të njohur me emrin e gabuar, njihet si emërtim i gabuar. Në një studim të bërë nga vet psikologët ku janë pyetur mbi 1700 persona, ngatërrimi i emrit ka ndodhur në mosha të ndryshme.
Ne ruajmë informacionin rreth një personi në një rrjet semantik mendor që përmban informacione për njerëzit, vendet dhe gjërat e tjera që lidhen me të. Kur përpiqemi të kujtojmë diçka, njësitë në rrjetin tonë semantik aktivizohen; kur aktivizohen njësi të mjaftueshme që lidhen me një koncept, informacioni arrin një prag, dhe ne e mbajmë mend atë.
Përmes një procesi të quajtur “aktivizimi përhapës”, informacionet e tjera që lidhen me një koncept mund të aktivizohen gjithashtu, kjo mund të çojë në gabime nëse informacioni i pasaktë arrin në një prag dhe mbahet mend, siç është emri.
Në këtë hartë të mendjes, një nënë ka të ngjarë t’i ngatërrojë fëmijët e saj me njëri-tjetrin për shkak të dashurisë. Emrat ngatërrohen kryesisht brenda familjes se sa me persona të tjerë të njohur.
Kështu që, herën tjetër që të thërrisni dikë që e doni në emrin e gabuar, mos u shqetësoni, është thjesht një shenjë që ju keni mjaft fat që keni shumë të dashur për ti mbajtur mend. (Quartz)
Nebi Xhomaqi