“Faleminderit, por nuk e dua!” Kur Zhan Pol Sartri refuzonte Çmimin Nobel

“Më vjen shumë keq, për faktin se incidenti është bërë pjesë e një skandali: Çmimi u dha, por unë nuk pranoj atë.

Kjo ndodhi sepse unë nuk isha i informuar më herët, për atë që ishte në proces. Kur kam lexuar më 15 tetor në “Figaro littéraire”, në kolonën Korrespondenti i Suedisë se zgjedhja e Akademise Suedeze ishte duke u vertitur perreth emrit tim, por se nuk ishte vendosur ende, kam menduar t’i shkruaj nje Ieter Akademise, dhe ua kam derguar nje dite me pas. Ne leter i kam here gjerat te qarta dhe se nuk do te kishte diskutime te metejshme.

Une nuk ishta ne dijeni ne ate kohe se Cmimi Nobel jepej pa u konsultuar me mendimin e marresit, dhe kam besuar se ishte koha per te parandaluar qe te ndodhte kjo gje. Por une tani e kuptoj se Akademia Suedeze ka marre nje vendim, te cilin nuk munda ta anuloj me heret.

Arsyet e mia per refuzimin e çmimint nuk kane te beje as me Akademine suedeze, as me Çmimin Nobel ne vetvete, siç kam shpjeguar ne letren time drejtuar Akademise. Ne te, une aludoj per dy lloje arsyesh: personale dhe objektive.

Arsyet personale jane keto: refuzimi im nuk eshte nje gjest impulsiv, gjithmone i kam refuzuar medaljet zyrtare. Ne vitin 1945, pas luftes, kur me eshte ofruar “Legjioni i Nderit”, e kam refuzuar edhe ate, edhe pse isha ne favor te qeverise. Ne menyre te ngjashme, une kurre nuk kam kerkuar qe te hyj ne College de France, si disa nga miqte e mi. Ky qendrim eshte i bazuar ne konceptin tim te sipermarrjes se shkrimtarit.

Nje shkrimtar i cili miraton poste politike, sociale, ose letrare duhet te veproje vetem me mjete qe jane te tijat – domethene fjala e tij e shkruar. Te gjitha nderimet qe ai mund te marre, e ekspozojne lexuesin e tij ndaj nje presioni, qe une nuk e konsideroj te deshirueshme. Nese une firmos per veten time me “Zhan Pol Sartri”, kjo nuk eshte e njejta gje, sikur te firmos me “Zhan Pol Sartri, fitues i çmimit Nobel”.

Shkrimtari pra nuk duhet te lere veten te shnderrohet ne nje institution, edhe ne qofte se kjo ndodh ne rrethanat me te nderuara, si ne rastin ne fjale. Ky qendrim eshte sigurisht teresisht i imi, dhe nuk permban kritika ndaj atyre qe e kane marre çmimin. Une kam shume respekt dhe admirim per disa nga laureatet, te cilet kam nderin t’i njoh.

Arsyet e mia objektive jane si me poshte:

Beteja e vetme e mundshme sot ne frontin kulturor, eshte beteja per bashkejetesen paqesore te te dy kulturave, asaj te Lindjes dhe te Perendimit. Une nuk po them qe ato duhet ta perqafojne njera-tjetren – une e di se konfrontimi i ketyre dy kulturave nuk duhet qe domosdoshmerisht te marre formen e nje konflikti – por ky konfrontim duhet te ndodhe mes njerezve dhe midis kulturave, pa nderhyrjen e institucioneve.

Une vete jam thellesisht i prekur nga kontradikta mes dy kulturave: Une jam i perbere nga kontradikta te tilla. Simpatite e mia te pamohueshme shkojne drejt socializmit dhe atij qe quhet blloku Lindor, por une jam lindur dhe rritur ne nje familje borgjeze dhe ne nje kulture borgjeze. Kjo me lejon qe te bashkepunoj me te gjithe ata qe kerkojne te afrojne te dy kulturat. Une ende shpresoj, natyrisht, se “njeriu me i mire fiton.” Ky eshte socializmi.

Kjo eshte arsyeja pse une nuk mund te pranoj nje nder te dhene nga autoritetet kulturore, ato te Perendimit me shume se sa ato te Lindjes, edhe ne qofte se jam ne favor te ekzistences se tyre. Edhe pse te gjithe simpatite e mia jane ne anen socialiste, ne te njejten menyre, une duhet te jem po kaq refuzues per te pranuar, per shembull, Cmimin Lenin, ne qofte se dikush do te donte te ma jepte, gje qe nuk ndodh. Une e di se çmimi Nobel ne vetvete nuk eshte nje çmim letrar i bllokut perendimor, por kjo eshte bere prej tij, dhe ka ngjarje te cilat mund te ndodhin jane jashte krahines se anetareve te Akademise Suedeze. Kjo eshte arsyeja pse, ne gjendjen e tanishme, Cmimi Nobel qendron objektivisht, si nje vleresim i rezervuar per shkrimtaret e perendimit apo rebelet e Lindjes.

Cmimi nuk i eshte dhene per shembull, Nerudes, i cili eshte nje prej poeteve me te medhenj te Amerikes se Jugut. Nuk ka qene kurre çështje serioze as per Louis Aragon, edhe pse ai me siguri e meriton ate.

Eshte per te ardhur keq se cmimi i eshte dhene Pasternakut dhe jo Sholokhovit, dhe se e vetmja veper sovjetike e nderuar ne kete menyre duhet te jete ajo e botuar jashte dhe ndaluar ne vendin e vet.

Nje ekuiliber mund te krijohej nga nje gjest i ngjashem ne drejtimin tjeter. Gjate luftes ne Algjeri, kur ne kishim firmosur “deklaraten e 121”, une duhet te kisha pranuar nje mirenjohje apo çmim, sepse kjo do te kishte nderuar jo vetem mua, por edhe lirine per te cilen ne ishim duke luftuar. Por gjerat nuk shkuan ne kete menyre, dhe vetem pasi qe beteja perfundoi, mua mu dha medalja.

Ne diskutimet e motiveve te permendura nga Akademia Suedeze per lirine, sugjerohen shume interpretime. Ne perendim nenkuptohet vetem nje liri e pergjithshme. Personalisht, une do te doja nje liri me konkrete, e cila perbehet nga e drejta per te pasur me shume se nje pale kepuce dhe per te ngrene me mire. Mua me duket me pak e rrezikshme qe ta refuzoj çmimin, se sa ta pranoj ate. Nese une e pranoj, une e ofroj veten time per ate qe une do e quaj “nje rehabilitim objektiv.” Sipas artikullit te “Figaro litteraire”, “nje e kaluar e diskutueshme politike nuk do te permendet si argument kunder meje”. Une e di se ky artikull nuk shpreh mendimin e Akademise, por ne menyre te qarte tregon se pranimi im do te interpretohet nga qarqe te caktuara te djathta.

Une e konsideroj kete “te kaluaren e diskutueshme politike” si ende te vlefshme, edhe ne qofte se une jam mjaft i pergatitur qe te pranoj gabimet e shokeve te mi ne te kaluaren. Rrjedhimisht nuk po them se çmimi Nobel eshte nje “çmim borgjez”, por interpretimi eshte borgjez, pasi ne menyre te pashmangshme jepet nga qarqe te caktuara me te cilat une jam shume i njohur.

Se fundi, kam ardhur tek çeshtja e parave; ajo eshte nje barre shume e rende qe Akademia imponon mbi laureatin, teksa e cili shoqeron medaljen e tij me nje shume te madhe, dhe ky problem me ka torturuar. Ose e pranon Cmimin dhe me parate e çmimit mund te mbeshtetesh organizata apo levizje qe i konsideron te rendesishme – mendimi im shkoi tek komiteti i Aparteidit ne Londer, ose nuk e pranon Cmimin mbi parimet bujare, dhe ne kete menyre privon nje levizje te tille nga mbeshtetja qe e ka kaq te nevojshme. Por, une besoj qe ky eshte nje problem i genjeshtert. Padyshim heq dore nga 250.000 korona, sepse une nuk dua qe te institucionalizohem, ne Lindje apo Perendim. Por, nga ana tjeter, nuk mund te kerkohet qe, per 250.000 korona, te heq dore nga parime te cilat jane jo vetem te miat, por edhe ndahen nga te gjithe miqte e mi. Kjo eshte ajo qe e ka bërë aq te dhimbshem per mua çmimin dhe refuzimin e tij, qe jam i detyruar ta bej.

Une deshiroj qe ta perfundoj kete deklarate me nje mesazh te ndjere per publikun suedez. Zhan Pol Sartri

Përgatiti: Bota.al