Është trishtues dhe rrëqethës rrëfimi i fundit nëpërmjet telefonit i
njërit prej luftëtarëve që me siguri ka mbetur i vrarë në luftimet në
Kumanovë. Biseda rrëqethëse këputet pas pak, asnjë shenjë më dhe asnjë
gjurmë… vetëm të shtënat e fundit dëgjohen. Ai i lë amanet motrës
ngushëllimin për nënën.
“Me siguri do të vritemi! Nuk na ka mbetur asnjë plumb, mu kanë vrarë
shumë shokë, po të kishim municion akoma do luftonim, … edhe këtë vend
të trimave do ta mbushnim me varre të tyre. Na tradhtuan motër, por mos
më qani e kemi pagur veten.
Mos e le nanën të mërzitet së baba është ma i fortë”.
Dhe këtu merr fund gjithçka, ndihen të shtënat!