Gjergj Fishta gjatë fjalimit që mbajti në Kongresin e Manastirit, tha:

“Unë s’kam ardhur këtu të mbroj cilindo nga alfabetet, por kam ardhur të bashkohem me ju dhe të adoptojmë atë alfabet që Kongresi do të vendosë e që është më i dobishmi për ngritjen e popullit”. Një klerik mysliman, Hoxhë Afiz Ibrahimi i ardhur nga Shkupi, iu hodh Fishtës, e përqafoi me lot në sy¹ dhe e puthi.² Kjo skenë, patjetër se do ketë lënë përshtypje tek të gjithë pjesëmarrësit.

¹ Skëndi, Stavro. 2000. Zgjimi Kombëtar Shqiptar, 1878-1912. Tiranë: PHOENIX & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, f. 337.
² Demiraj, Shaban & Prifti, Kristaq. 2008. Kongresi i Manastirit. Tiranë: Instituti i Historisë, f. 93.