Njoftim për anulimin e festës së flamurit.

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në Norvegji se “Artistet shqiptarë të Norvegjisë” sot kanë marrë vendim qe të anulojnë festën e Famurit, e cila ishte paraparë të mbahet ditën e enjte me 28. Nëntor në Tvetenveien 158, në Oslo.

Festa e Flamurit kombëtar anulohet për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi sot në orët e hershme të mengjesit në Shqipëri, ku humbën jetën shumë vëllezër dhe motra tanë dhe u plagosen qindra të tjerë .

Grupi organizativ ju shpreh ngushëllimet të gjithë atyre familjarëve që sot humbën më të dashurit e tyre.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe Shqipërinë .

Me rrespekt nga “Artistet shqiptarë të Norvegjisë.”