Psikologia, Enertila Bekteshi e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se në situata të tilla, si ajo e tërmetit të kësaj të marte, duhet krijuar një lloj filtri që të mos ndikojë në psikologjinë tonë.

Duke e vënë theksin tek fëmijët, Bekteshi dha edhe disa këshilla të vlefshme për prindërit.

Bekteshi: Personalisht do të thoja të kesh mendjen e qetë, të shohësh kushtet dhe të ruash qetësinë.

Fëmijët duhet ti kemi shumë kujdes. Duhet të gjejmë një mënyrë të thjeshtë brenda realitet për tua shpjeguar.

Në këto ditë, mundësisht ti marrësh në krevat dhe tu qëndrosh sa më afër. Duhet tu japim idenë që për këtë që ndodhi, nuk jam unë as ti shkaktari por është një gjë e natyrshme.

I  gjithë ky informacion që ne shohim nga mediat, duhet të ketë një lloj filtri sepse ndikon në psikologjinë tonë. Na rëndon. Nuk do thosha të kemi një shkëputje nga situata, po një lloj filtri, sepse çdo lloj imazhi futet në ato sensorët tonë të ndjeshmërisë tonë.