Relativizimi i ndihmave humanitare, që po derdhen nga Kosova zyrtare, me atë të Serbisë zyrtare, është ofendim, poshtërim dhe mision i gjeo-politikës serbe në Ballkan.

Njejtësimi i mbështetjes profesionale të njesiteve të kërkim-shpëtimit nga Kosova, me ata të pak “profesionalist serbë e grekë”, është e gërditshme, dhe është mision i gjeo-politikës serbe-greke në Ballkan.

Barazimi i ndihmave, që vie natyrshëm nga populli shqiptar në Kosovë, me një thes të çkyer me ndihma nga ca serbë e ca grekër politik, është rrugaçëri institucionale e Tiranës zyrtare dhe është mision i gjepolitikës serbe në Ballkan.

Tjetra, dhe jo më pak e rëndësishme: Ka gazetarë e gazetare të regjimit të Tiranës, ku më me lezet flasim për “ndihmën humanitare” të ca grekërve e të ca serbëve, sesa per ndihmën epike të shqiptarëve të pushtuar në ish-Jugosllavi.

Përpos mediave të regjimit, është edhe vet Kryeministri Rama, ai, i cili barazon ndihmën e Serbisë dhe Greqisë zyrtare me atë të Kosovës zyrtare!
Kjo poshtërsi institucionale nuk është e rastësishme. Ky skandal diplomatik ka vetëm qëllime politike; Ky është mercenarizëm i një Kryeministri të një shteti të çarë e të rrënuar për tokë. Është ky aktori politik që shkatoj tragjedi njerëzore e tani edhe fiasko politike.

Mercenari Rama, është i kapur! Ai ka Kapituluar! Pa kushte!