Abdullah Zeneli

MOSMVARJE

(17 frorit)

Asht nji ditë e lume
Për ata që e pritën ma shumë se fatlume
Për nji flamur që pshtet e kanë për mur
Nji flamur bre pa kund njollë
Edhe pse ranu e kanë me yje
Ani i ka edhe Amerika
Shbaja
Gati nja nandë herë ma shumë
Po t’gjashtit e mi janë veç Shqipni
Iliriku boll rrudhë asht
Shteteve të Bashkume Shqiptare
Frori u fryn shkurt e shqip
Shtatëmdhetë sa numër me fat
Sa mirë bre nanën me pas ngat
Edhe pak veç edhe pak edhe pak
Yjet kanë m’u mbledh rrumullak
Shqiptari moj msymjen mos e ndal
Shqiptari 
Sot e përgjithmot
Gzofsh

© A.Z., Prishtinë, Kafe Monaco, 17.02.2019