Kryeministri Edi Rama, i cili kohë pas kohe kërcënon mediet “me mbyllje”, sot tha se nuk do të falë raportimet për tërmetin, që ai i konsideron si të rrejshme. Tashmë janë ndaluar dy gazetarë nga Policia e Shqipërisë. Gazetarët arrestohen vetëm në Rusi dhe në Turqi.  Recep Tayyip Erdogan ka arrestuar qindra gazetarë duke i akuzuar se janë gylenistë dhe kanë marrë pjesë në puçin kundër tij.

Policia e Shtetit në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet një deklarate për mediet, ka bërë me dije se janë ndaluar dy persona pasi kanë lejuar përhapjen e lajmeve të rreme.

Ata janë administratorët e faqes Jeta Osht Qef, Ereland Dalliu dhe Gentian Çengeli.

“Policia e Shtetit, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm për zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, duke synuar jo vetëm sigurinë fizike të qytetarëve, por edhe garantimin e qetësisë dhe ndjenjës së sigurisë, po merr masa për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të gjithë personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

“Kështu, në Tiranë, janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf. Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët”

Kjo është deklarata e plotë e Policisë së Shtetit në Republikën e Shqipërisë:

Policia e Shtetit, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm për zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore, duke synuar jo vetëm sigurinë fizike të qytetarëve, por edhe garantimin e qetësisë dhe ndjenjës së sigurisë, po merr masa për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të gjithë personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese.

Kështu, në Tiranë, janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf.