Shqipëria dhe kombi shqiptar në Ballkan po kalon ditë të vështira.Tërmeti i 26 nëntorit, dhe papërgjegjësia e qeverive të pasdiktaurës, ka sjellë mbi 40 viktima, me shume se 900 të lënduar e mbi 1 miliardë euro dëme materiale, shkruan MekuliPress.
Mijëra njerëz kanë braktisur banesat, pasiguria dhe frika vazhdon të jetë akoma e madhe.
Fotografia e agjencisë Reuters është treguesi më besnik se si është sot gjendja fizike dhe shprtërore e kombit shqiptar.
Nihma të mëdha nga e gjithë bota shqiptare po derdhen për të lehtësuar këtë fatkeqësi natyrore, fatkeqësi e ndihmuar dhe e shkaktuar edhe nga faktori njeri.
Pikërisht sot janë duke u bërë ca pyetje logjke:
– 1 Çfarë të bëhet me këto ndihma që po i dedikohen të prekurve nga termeti?
– 2. Të kalojnë këto shuma parashë tek arka e Qeverisë, qeverive të cilat kanë përgjegjësi të madhe, e të drejtëpërdrejtë, për lëshimet korruptive dhe mungesës së profesionalizmit në fushën e infrastrukturës dhe në atë të ndërtimit?
-3. Si të ndihmohen arkat e pushteteve me Euro e me Dollarë, pushtete të cilat edhe e kanë përshkallëzuar tragjedinë dhe vdekjen e qytetarëve të vet?
Dhe e fundit: A duhet të kërkohet një alternativë tjetër për të ndihmuar viktimat e termetit dhe të pushteteve, shkruan e pavarura, MekuliPress.