Lee Se-dol është i vetmi njeri i cili ka arritur të mund softuerin AlphaGo të zhvilluar nga kompania Deepmind e Google.
Një prej lojtarëve më të mirë të lojës strategjike Go ka vendosur të tërhiqet për shkak të ngritjes së inteligjencës artificiale e cila nuk mundet dot.
Lee Se-dol është i vetmi njeri i cili ka arritur të mund softuerin AlphaGo të zhvilluar nga kompania Deepmind e Google.
Në 2016-ën ai mori pjesë në një ndeshje prej 5 fazash kundër AlphaGo, duke humbur 4 prej tyre dhe fituar vetëm 1.
Koreano-Jugori ka vendosur të tërhiqet pasi mësoi se nuk është më në krye dhe nuk e di nëse do të jetë i pari përsëri.
“Ekziston një entitet që nuk mundet,” tha 18 herë kampioni i botës në Go për agjencinë e lajmeve Yonhap.
Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në epokën modern. 36 vjeçari ka filluar të luajë që prej moshës 5 vjeç dhe është shndërruar në profesionist vetëm pas 7 vitesh.
Humbja e tij përballë AlphaGo u pa si një prej momenteve më të arrira të inteligjencës artificiale. Go është një lojë mëse 3,000 vjeçare dhe luhet prej shekujsh.