Pas dyshimeve mbi sigurinë e tij, media vendase The Korea Times tha se Samsung mund ta braktisë tërësisht teknologjinë ultrasonike.

Samsung humbet besimin tek teknologjia unike që solli me Galaxy S10

Samsung mund të braktisë skanerin ultrasonik të shenjave të gishtërinjve në seritë e ardhshme Galaxy S11 pas zbulimit të një serie problemesh sigurie në Tetor.

Ky raportimi vjen pasi u zbulua një problem sigurie me skanerin që lejonte këdo të kyçej në një Galaxy S10 ose Note 10 me një këllëf të lirë prej silikoni.

Samsung e adresoi problemin por një numër aplikacionesh, kryesisht ato bankare, kanë hequr opsionin për tu kyçur përmes skanerit ultrasonik.

Pas dyshimeve mbi sigurinë e tij, media vendase The Korea Times tha se Samsung mund ta braktisë tërësisht teknologjinë ultrasonike.

Skaneri është ndërtuar nga kompania Qualcomm dhe përdor valët ultrasonik nën ekran për të lexuar shenjën e gishtit të një personi ndryshe nga teknologjia optike e përdorur në skanerë të tjerë.

Ekspertët kanë bërë thirrje për testime të thella përpara se një funksion i tillë sigurie të sillet në treg. Me rreziqet që po shtohen dita ditës, sigurie biometrike është e dobishme si një nivel ekstra verifikimi. Kur funksionon, si në rastin e Apple ID, kjo teknologji performon mjaft mirë.

Por në tërësi, skanerët e shenjave të gishtërinjve dhe teknologjia e njohjes së fytyrës duhet të përdoren të kombinuar me fjalëkalime për të qenë me të sigurte.