Pas tërmetit që preku Shqipërinë, Dua Lipa u shpreh se do kontribonte për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti . Para pak ditësh këngëtarja me origjinë shqipare njoftoi se së shpejti do të nxirrte në shitje disa materiale dhe të gjithë të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar familjet shqiptare.
Sot, këngëtarja ka nxjerrë në shitje një bluzë të krijuar posaçërisht për këtë kauzë. Bluza është një T-Shirt, ku shkruhet emri i Dua Lipës dhe një rreth i formuar me fjalët “Pray for Albania”.
Dua u bën thirrje të gjithëve të kontribuojnë për ndërtimin e shtëpive duke blerë një bluzë që kushton 35 paund.