Një nga pasojat me dramatike të termetit të 26 nëntorit është rënie e ndjeshme e besimit tek shteti dhe institucionet e garancisë. Në ditën që qytetarët kishin më shumë nevojë shteti me instrumentet e tij të paguara nga taksat tona u ndje i pafuqishëm të veprojë dhe ky është një prej mësimeve kryesore prej nga ku duhet të mendohet zgjidhje afatgjatë në të ardhmen.

Krizat e emergjencës nuk menaxhohen nga partitë, por nga shteti. Është cinike dhe tragjike që disa politikanë të korruptuar po tregojnë se ndjehen komod me situatën e rëndë të vendit sepse fitojnë kredenciale personale dhe i shmangen procesit të llogaridhënies.

Zgjidhja afatshkurtër? Fokusi vetëm tek qytetarët e prekur, solidaritet, bashkim dhe sidomos transparencë, maksimalisht transparencë.

Zgjidhja afatgjatë? Pas emergjencës do të duhet të ketë një fillim të ri për Shqipërinë, një pakt kombëtar për mirëqeverisje, për shtet funksional, një pakt që mund e duhet të sakrifikojë edhe karrierat personale të liderëve politikë, të cilët vijojnë të jenë pengesa kryesore e progresit të vendit, por që mund të sjellë dobi për shtetin, qytetarët dhe vendin.

Një opinion modest në A2 CNN mbi aktualitetin dhe sfidat politike për të ardhmen

https://www.youtube.com/watch…