Amerikanët kanë reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq, i cili mohoi masakrën e Reçakut.

Në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë thuhet se ‘retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme’.

‘Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit’, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet ndër tjera në reagim.