Sebastian Zonja

Referencat territoriale i gjen edhe në Librat e Shenjtë. Hebrenjtë shkruajnë për tokën e premtuar. Dhe asnjëherë nuk e humbën këtë referencë ndër shekuj.
Një linjë e çuditshme ka filluar ta referojë këtë tezë ndër shqiptarë:
Dikur, ndërsa quheshim gadishull Ilirik, bashkëjetonim me kulturën helene. Me kalimin e kohës, linja e kulturës ilire u venit sepse erdhi perandoria osmane. Sot duhet të rikthejmë lavdinë e kulturës iliro pellazge sepse kjo na bën pjesë të botës krahas asaj helene, në të kundërt do të mbetemi osmanë.
Pra, zgjidhja fundore që të ofrojnë është ose iliro-helenizmi, ose osmanizimi. Një debat aq shterpë sa çështë ai midis Ismailit dhe Esadit, Zogut dhe Nolit, Enverit dhe antikomunistëve…
Logjikisht, avancimi në teoritë moderne si ajo e shtetkombit, e lë pas, për të mos thënë e kundërshton, helenizimin e ilirologjisë. Po ashtu, avancimi kah teorisë moderne të kombshtetit, nuk lejon ‘ose helen, ose osman’, por avancon kah mbrojtjes së interesave përball atyre që asimilojnë për të avancuar kufijtë më pas.