Albin Kurti: “Dy top prioritetet e qeverisë së re do të jenë punësimi dhe drejtësia. Punësimin ne e shohim të lidhur me një reformë në arsim, me luftimin e krimit dhe korrupsionit, me investime që duhet të vijnë këtu e të cilat i ndihmon një Bankë Zhvillimore dhe një zbutje e varfërisë në mënyrë që të rritet kërkesa agregate e popullsisë. Ndërkaq, sa i përket drejtësisë na nevojitet në katër fusha Vetingu: në prokurori, në gjyqësi, në inteligjencë dhe në polici – këto dy të fundit për rangjet e larta, pozitat udhëheqëse sepse sektori i drejtësisë dhe sigurisë janë të lidhura me njëra-tjetrën. Do të thotë, ne nuk do të veprojmë si një prrockë e rrëmbyeshme por si një lum i sigurt në të gjitha fushat.” nga Intervista e Albin Kurtit në emisionin “Jeta në Kosovë”.