Depresion dhe ankth

Sipas studimeve për shëndetin mendor dhe aktivitetin fizik, sa më shumë të qëndrosh ulur në punë, aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga ankthi dhe depresioni. Në të kundërtën, këto studime tregojnë se sa më shumë të lëvizë një person gjatë ditës, aq më i lumtur është.

Dhimbje shpine dhe qafe

Qëndrimi ulur, dhe për më tepër në një pozicion jo të duhur e jo komod, sjell jo vetëm dhimbje të shpinës dhe qafës por dhe probleme në rruazat e shtyllës kurrizore.

Kancer

Rreziku për zhvillimin e kancerit të kolonit dhe kancerit endometrial (të mitrës) rritet sa më shumë të qëndrohet ulur.

Obezitet, diabet dhe probleme me zemrën

Përveçse të qëndruarit ulur sjell djegien e me pak kalorive, gjithashtu mund të shkaktohet dhe ulja e aftësisisë se hormonit të insulinës për të kaluar glukozën nga gjaku në qeliza. Mund të reduktohet funksioni i enëve të gjakut, mund të rritet kolesteroli etj.

Kocka të dobëta

Ecja dhe aktivitetet e tjera fizike e ndihmojnë skeletin tuaj, duke sinjalizuar qeliza të veçanta që të zëvendësojnë inde të vjetra të kockave, me të reja. Kur qëndron gjatë ulur, trupi zëvendëson më pak se sa humbet, duke shkaktuar kocka më të dobëta dhe një risk më të lartë për t’u prekur nga osteoporoza.

Mpiksje të gjakut

Rrjedhja e ngadaltë e gjakut në këmbë nga qëndrimi ulur, rrit riskun për mpiksjen e gjakut. Një studim i publikuar nga Revista Mjekësore Britanike, zbuloi se gratë që qëndronin ulur për më shumë se 40 orë në javë kishin një risk më shumë se të dyfishuar, që mpiksja të kalonte në mushkëri krahasuar me gratë që qëndronin ulur më pak se 10 orë.