Një opinion i akademikut të shquar shqiptar, Rexhep Qosja, për Enver Hoxhën.

Po e publikoj jo se Qosja ka qenë mik i Enverit, po sepse ai guxon të thotë të vërtetën, ndryshe nga intelektualë neofashistë, servilë të djeshëm e “horra” të sotëm, disa arritje kapitale të socializmit.

“E para, thotë prof. Qosja, Enver Hoxha me atë rend politiko-shoqëror, me atë politikë e ideologji, e shkëputi Shqipërinë prej një varfërie të madhe, që sundonte përpara. Unë, thotë prof. Qosja, kam në bibliotekën time dy vepra te botuara në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, të cilat i kam lexuar jo vetëm një herë me kujdes. Aty shihet se në çfarë gjendje ishte Shqipëria në atë kohë, në një gjendje shumë të dhimbshme.
Enver Hoxha e ndërroi atë gjendje. I siguroi popullit bukën dhe mandej u arritën disa zhvillime para të cilave NUK MUND TË MBYLLIM SYTË! Shqipëria ndërtoi institucione bashkëkohore të shtetit. Te gjitha institucionet e mundshme, që i ka një shtet, i ndërtoi ai regjim. Ai regjim zhvilloi arsimin në përpjestime të mëdha, ai regjim zhduku analfabetizmin. Ai regjim ndërtoi institucionet bashkëkohore, që i kanë shtetet më të zhvilluara, të kulturës e shkencës, zhvilloi studimet albanologjike. Ne kishim para Luftës së Dytë Botërore, aty-këtu, ndonjë njeri që merrej me studime shqiptare, po Enver Hoxha me regjimin e tij bëri që studimet albanologjike të institucionalizohen dhe u realizuan arritje të mëdha në këto studime në të gjitha fushat e albanologjisë. Ky regjim ndërtoi institutet e kulturës, të operas, baletit, teatrit, ansamblin me shumë rëndësi të këngëve dhe valleve popullore. Ai regjim bëri institute edhe për shkencat ekzakte. Pra, ndërtoi një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shkencore. NUK MUK MUND T’I HARROJMË KËTO! Shqipëria sot ndriçohet edhe me hidrocentralet që ka ndërtuar ai regjim. Ai regjim e mbrojti Shqipërinë prej përmbytjeve, e shpëtoi Shqipërinë prej kënetave. U rritën tani kënetat, u rritën aq shumë sa po bëhen edhe vërshime ashtu si në Shkodër, sepse regjimi i sotëm nuk po i kushton rendësi ose i la të shkatërrohen ato që i kishte ndërtuar ai regjim me Enver Hoxhen në krye, për mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vërshimeve e përmbytjeve.
NUK MUND E NUK DUHET T’I HARROJMË KËTO! E thash më parë e dua ta persëris se ai regjim i dha popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtar të njohur dhe kjo NUK ËSHTË DIÇKA E PARËNDËSISHME”!

Krahasojini këto që thotë profesori i madh me ato që thonë bijtë e nazifashizmit dhe shteti fashist që i mbron!

15 gusht