Prof. Ass. Dr. Islam Qerimi, LL.M.

Ç’thonë ligjet në fuqi të Republikes së Kosovës për themelimin e marredhenieve të punës

E drejta për punë konsiderohet e drejta per zgjedhjen e lirë të profesionit duke e ruajtur dinjitetin njerëzor. Kjo nuk përfshin të drejtën individuale për një punë, por të drejtën e mbrojtjes kundër papunësisë se pavullnetshme.

Që nga Revolucioni Francez i vitit 1789, kur ka filluar normimi i një „të drejte për punë“, ajo vazhdimisht po intensifikohet, pasi që nga kjo periudhë është shfuqizuar feudalizmi dhe është krijuar botkuptimi i sotshem, qe vlen për papunesinë, për individët të papunë në pronat bujqësore, si dhe atyre të zanateve. Krijimi i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në vitin 1919 ka paraqitur për herë të parë në nivel ndërkombëtar rëndësine e punësimit për individin.

Ne Konventen Nr. 122 (Deklarata e Filadelfisë) të vitit 1964 të kësaj Organizate (ILO) është paraparë edhe detyrimi i shteteve pëer t’i zbatuar politikat e punësimit.

Keshtu në Nenin 1 Nr. 2. të saj, thuhet që shteti është i detyruar t’i sigurojë mundesinë secilit individë për një vend pune, nëse ai i plotëson kushtet për vendin përkates. Sipas Deklarates Universale per të Drejtat e Njeriut të Kartës së Kombeve të Bashkuara (10.12.1948) nuk është përcaktuar vetëm e drejta për themelimin e marrëdhënieve për punë, por në Nenet 23 dhe 24 flitet edhe për raportet që krijohen gjatë ekzistimit të këtyre marrëdhënieve.

Në bazë të kësaj Deklarate është paraparë obligimi i shteteve për të respektuar të drejtat e individeve me rastin e themelimit të marrëdhënieve të punes, si dhe të të drejtave të tjera në lidhje me punësimin, siç janë psh. zgjedhja e lirë e profesionit, krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë punëkërkuesit, punetorët, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga papunësia.

Në Bashkimin Europian në lidhje me të drejten për punë janë nxjerrur dy dokumente me rëndësi. Dokumenti i parë ështëe nxjerrur me 18.10.1961, në Torino, i cili është emërtuar Karta Sociale Europiane, si dhe dokumenti i dytë, i nxjerrur në vitin 1989, i emërtuar Karta e Bashkimit për të Drejta Themelore Sociale për Punetorët. Është me rëndësi të potencohet njeri ndër parimet kryesore të së drejtës së punës në Bashkimin Europian, i normuar në Nenin 13 të Direktives 2000/43/, i cili thot: çdo individ ka të drejtë të punojë dhe t’i dedikohet një profesioni të zgjedhur lirisht. Puna është një e drejtë njerëzore dhe heqja e kësaj të drejte, heq të drejtën e vetë jetës.

Të gjithë shtetet anëtare janë të detyruara të pajtohen edhe me marrëveshjet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), që kanë ratifikuar. Në bazë të Nenit 21 ff të Kartes Sociale Europiane është përcaktuar procedura e kontrollimit të gjendjes së të drejtave të punes, për shtetet që e kanë ratifikuar karten, e ashtuquajtur “Procedura e Raportimit i Shteteve” dhe zhvillohet para Komisionit Evropian për tëDrejta Sociale. Edhe në Republiken e Kosovës janë nxjerrur ligje të cilat i parashohin që nga kriteret për themelimin e marrëdhenieve të punes, si dhe raporteve që krijonen gjatë ekzistimit të tyre. Si burim kryesor i kësaj të drejte themelore per individin është Kushtetuta e Republikes së Kosovës.

Në Nenin 49 Nr. 1 dhe 2 të kësaj kushteute janë përcaktuar e drejta e punes, si dhe ajo e ushtrimit të profesionit. Më detajisht fushën e së drejtes së punes në Kosovë e ka rregulluar Ligji Nr. 03/l-212 i Punes i vitit 2010.

Në Nenin 8 Nr. 1. dhe 2 të këtij ligji janë përcaktuar kriteret që marrëdhënia e punes në sektorin publik duhet të themelohet nëpërmjet Konkursit Publik, si dhe ai të jete i barabartë për të gjithë kandidatët që aplikojnë për një vend pune:

1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës, si dhe

2. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.

Në bazë të Nenit 97 të Ligjit të Punes së Republikes së Kosovës parashihen Shërbimet Publike të Punësimit, Agjencitë Private të Punësimit, të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e politikave aktive dhe pasive të punësimit në Kosovë, me kriteret ligjore për themelimin e marrëdhënies së punës në territorin e Republikës së Kosovës:

1. Për zbatimin e politikave aktive dhe pasive të punësimit në Republikën e Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS-së) themelohen Shërbimet Publike të Punësimit.

2. Përveç shërbimeve publike të punësimit, personat fizik dhe juridik për punët e ndërmjetësimit në punësim mund të themelojnë edhe Agjencinë Private të Punësimit.

3. Themelimi, funksionimi, fushëveprimi dhe çështje tjera të rëndësishme të Shërbimeve Publike të Punësimit dhe Agjencive Private të Punësimit rregullohen dhe përcaktohen me ligj të veçantë.

Per mbikqyrjen e zbatimit të këtij ligji kompetent është Inspektorati i Punës në bazë të Ligjit për Inspektoratin e Punës (Nr. 2008/34). Prandaj ne Ligjin e Punes së Republikes së Kosovës është përcaktuar që: çdo person fizik apo juridik, që nuk i përfill dispozitat e këtij ligji, penalizohet me masa ndëshkuese. Sipas Ligjit Nr. 03/l-212 i Punës, ne Nenin 5 Nr. 1 është përcaktuar në cilat raste mund të konsiderohet ndonjë punëtorë, apo punëkerkues si i diskriminuar. Një rast i tillë paraqitet në rast të çdo dallimi që shkakton përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, që ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim, profesion apo ngritje profesionale.

Në Nenin 80 Nr. 1.2. është paraparë nëse largimi nga puna vlerësohet si i paligjshëm sipas Nenit 5 të këtij ligji, në këtë rast gjykata mund ta rikthej të punësuarin në vendin e tij të punës dhe urdhëron kompensimin e të gjitha pagave dhe përfitimeve tjera të humbura gjatë gjithë kohës së largimit të paligjshëm nga puna. Në raste të pakënaqësive që krijohen në raste të tilla kompetente esëhte Gjykata Themelore, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm.

Edhe Ligji për Shërbimin Civil i Republikës së Kosovës për punësimin e Nëpunësve Civilë (LIGJI Nr. 03/L-149) 25.06.2010, parasheh kriteret për themelimin e marrëdhënieve të punës, të cilat do të paraqiten në vijim:

Në Nenin 2. Nr. 1. Pika: 3 parashihet që: Nëpunësit Civilë punësohen në bazë të meritës, pasi t’i jenë nënshtruar procedurës përzgjedhëse, e përcaktuar në bazë të këtij ligji dhe akteve përkatëse nënligjore…, poashtu në bazë të Nenit

3. Nr. 9. edhe rekrutimi, organizimi, gradimi dhe menaxhimi i tyre bëhet në bazë të parimit të meritës…, gjithashtu Neni 11. Nr. 1 për Pranimin në Shërbimin Civil parasheh që: Pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.

Me tutje ne po te njejtin Ligj, Neni 18 Nr. 1 janë përcaktuar kriteret bazë për pranim në shërbimin civil: Pranimi në Shërbimin Civil mbështetet në parimet e meritës, me shpallje publike të pozitave të lira, me transparencë të procesit, me objektivitet dhe paanësinë e komisionit testues, mosdiskriminimin e kandidatëve, si dhe të drejtën për t’u ankuar në fund të procedurës. Konsekuencat per mosrespektim të ketij parimi janë parapare në Nenin 26 Nr. 3. të këtij ligji.

Në këtë nen të permendur thuhet: çdo pranim, avancim, punësim i cili është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji nuk është i lejueshëm, ndërsa në Nr. 4. të nenit të cituar thuhet: Emërimi i drejtpërdrejtë në pozita të lira, në kundërshtim me parimin e meritës dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi, nuk është i lejueshëm.