Në deklaratën me shkrim të së ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ Gjuriq pretendon se ministria e Pacollit nuk do të duhej të ekzistonte sipas rezolutës 1244, si dhe shtoi se Pacolli “po gënjen për të gjitha”, si për numrin e shteteve që e kanë pranuar Kosovën, si dhe për valën e tërheqjeve të tyre.

“Tani pasi kuptoi se është mposhtur në rrafshin ndërkombëtar, po provon të nisë fushatë për kthimin në të kaluarën si dhe të gërmoj në varre, por vetëm nga një anë e palëve në konflikt, duke treguar me këtë se është shërbëtor besnik i politikës së shovinizmit dhe izolimit” shkruan Djuric pa takt fare.

Ai shtoi se Pacolli sot është “një prej bajraktarëve të një fushate shoviniste dhe më primitiven e cila tërësisht anashkalon faktet historike dhe me një cinizëm të pafund dhe jo njerëzor mohon krimet e UÇK’së terroriste” tha Djuric si një shërbëtor i mirë i qëndrimit të Milosevic dhe mohimit të krimeve në vazhdimësi nga pala serbe.

“Vetëm në një realitet të shtrembëruar, në të cilin është e mundshme që Ivan Todosijevic të dënohet me dy vite burg pasi tha të vërtetën, e njerëzit si Pacolli mund të shtiren si altruistë e të drejtë e ti shesin dikujt mësime për humanizmin dhe drejtësinë” tha Djuric