Gëzim Mekuli

Shumë luftëra pushtuese e gjenocide ndaj popujve janë filluar nga fjala; Nga fjala “e qëlluar” në “kohën e qëlluar”.

Veçoria e parë e retorikës është pjellja dhe ndërtimi i “armikut të përbashkët”, apo i ashtuquajturit “dreqit ndërkombëtar”, siç do ta quante retorikasi i madh Burke.

Edhe Hitleri, për të manipuluar me popullin gjerman, polli dhe gjeti një “armik të përbashkët” dhe “dreqin ndërkombëtar”. Dhe këta ishin hebrenjtë!

Edhe në luftën kundër terrorit, e që është një ndër konfliktet më të mëdha ndërkombëtare, nuk është edhe aq vështirë të “gjindet” armiku i përbashkët.

Çuditemi se si edhe sot në luftën kundër “shpifjes dhe gënjeshtrës, pushtetarët e Tiranës manipuluan me fjalën dhe pollën” armikun e përbashkët” të shqiptarëve: “dreqin kombëtar”, pra mediat online; Opozitën!
Veçoria e dytë dhe e rëndësishme e retorikës është “bashkimi i popullit”. Pas luftës së parë botërore ishin gjermanët ata që kërkonin një udhëheqës të fortë për të përmbledhur dhe për të kanalizuar hidhërimin në drejtim të popullit e tek populli. Këtë e bënte Hitleri duke folur mbi vlerat absolute e natyrore të popullit gjerman, religjionin dhe kulturën e tyre.

Ndër tjerash Hitleri nuk solli përgjigje ekonomike për problemet ekonomike të kohës. Adolf Hitleri akoma më shumë arriti që të bashkoj popullin gjerman rreth faktorit “frikë”, sepse, sipas tij, “dreqi ndërkombëtar” po shkatërron vlerat e kulturës dhe ekonomisë gjermane.

Edhe sot industria retorike e Edi Ramës po përdor faktorin “frikë”, si mjet për të bashkuar OJQ-të, studentët, kinseanalistët, dhe organizatat e ndryshme të interesit kundër gazetarisë gërmuese.

Në politikat dhe retorikën ditore “të Tiranës” është elementi “frikë”, ndoshta, një ndër faktorët e rinj, e më të mëdhenj, që ka filluar të inzheksionohet në trurin publik.

Faktori “frikë”, pra ky “dreqi kombëtar”, është duke u shfrytëzuar “mençurisht” edhe nga TVSH dhe nga shumë televizione private, të shndëruar tanimë në stativë mikrofoni të regjimit të Tiranës.

Tani fjala emocionuese “kriza humanitare” e pas tërmetit është zëvendësuar me fjalën frikëprodhuese: “antishpifje”.

Se sa do të dominojë kjo retorikë e regjimit, mbetet të shihet, por edhe të sprovohet nga masat largëhedhese.