“Respekti ka të bëjë me mënyrën se si i trajton të gjithë, jo vetëm ata, të cilëve do t’u bësh përshtypje”.

“Nuk ka gjë më të madhe që mund të bësh për jetën tënde, se sa të ndjekësh pasionet e tua, në një mënyrë që do të të shërbejnë ty dhe botës”.

“Dëgjo. Merr më të mirën. Lëri gjithë të tjerat”.

“Nëse dikush të ofron një mundësi dhe ti nuk je i sigurtë, nëse mund ta bësh dot apo jo, thuaj “Po” dhe më vonë mësoje se si ta bësh atë gjë”.

“Mësoji mirë të tjerët dhe do ta shohësh se si do të largohen nga ty. Trajtoji ata mirë, aq sa nuk do të duan të largohen”.

“Nëse nuk ke kohë për gjërat e vogla, nuk ke për të pasur kohë për gjërat e mëdha”.

“Nëse ëndrrat e tua nuk të trembin, atëherë dije se je tepër i/e vogël”.

“Ti nuk mëson të ecësh duke ndjekur rregullat. Ti mëson si të veprosh, sidomos pas dështimeve”.

“Guximi është ai që të nxit të çohesh dhe të flasësh. Guximi është gjithashtu ai që të detyron të ulesh e të dëgjosh”.

“Çdo risk ia vlen të ndërmerret për aq kohë sa i shërben një qëllimi të mirë dhe kontribuon për një jetë të mirë”.

– Richard Branson

“Duket si diçka e zgjuar të marrësh parasysh çdo gjë të keqe nga fillimi dhe të lësh çdo gjë të mirë të vijë si një surprizë”.

“Vetmia, izolimi janë gjëra të dhimbshme dhe shkojnë përtej asaj që një njeri mund të përballojë”.

“Me lirinë, librat, lulet dhe hënën, kush nuk do të ishte i lumtur?”

“Liria është diçka, për të cilën ia vlen të paguash që ta kesh”.

“Nuk ka pengesa të pamundura. Ka thjesht vullnete të forta dhe të dobëta”.

“Gjithçka që duket e pamundur, është duke pritur që të arrihet”.

“Shkenca është e përbërë edhe nga gabime, të cilat janë të vlefshme të bëhen, sepse ato të çojnë hap pas hapi drejt së vërtetës”.

“Deti është gjithçka…”

“Në Tokë nuk ka parajsë, por ka copëza të saj”.

“Mbi gjithë nevojat, varfëria është ajo që na mëson më tepër”.

– Zhyl Vern

“Ti mund të këpusësh gjithë lulet, por nuk mund ta ndalosh dot ardhjen e pranverës”.

“Një fëmijë që nuk luan, nuk është një fëmijë, por një i rritur që nuk luan, e ka humbur përgjithmonë fëmijën që jetonte tek ai dhe që do i mungojë tmerrësisht”.

“Dashuria nuk ka lidhje me pronat, diamantet, apo dhuratat. Ka të bëjë me ndarjen e vetes me të gjithë botën rreth vetes”.

“Nëse asgjë nuk na shpëton dot nga vdekja, të paktën dashuria duhet të na shpëtojë nga jeta”.

“Vetëm një durim i flaktë mund të na çojë drejt arritjes së një sërë lumturive”.

“Le t’i harrojmë me bujari të gjithë ata që nuk na duan”.

“Të ndiejmë dashurinë e njerëzve që duam, është si një zjarr që ushqen jetën tonë”.

“E qeshura është gjuha e shpirtit”.

“Ndoshta Toka mund të na mësojë më mirë se edhe kur gjithçka duket e vdekur, më vonë mund të na provojë se është e gjallë”.

– Pablo Neruda

“Ke për të zbuluar se jeta ia vlen të jetohet, nëse thjesht buzëqesh”.

“Jeta mund të jetë e jashtëzakonshme, nëse nuk frikësohesh prej saj. Gjithçka që duhet, është thjesht guximi, imagjinata dhe pak para”.

“Shiko lart drejt qiellit. Nuk ke për të parë kurrë ylberë, nëse shikon poshtë”.

“Unë kam shumë probleme në jetë, por buzët e mia nuk i njohin ato. Ato buzëqeshin përherë”.

“Dhimbja ime mund të jetë arsyeja e të qeshurës për dikë, por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrsesi arsyeja e dhimbjes së dikujt”.

“Gjithmonë më pëlqen të eci në shi, në mënyrë që askush të mos më shohë duke qarë”.

“Ty të nevojitet pushteti, vetëm nëse do të bësh diçka të keqe, pasi në të kundërt dashuria është e mjaftueshme për të bërë gjithçka”.

“Që të qeshësh në të vërtetë, duhet të jesh në gjendje të marrësh nën kontroll dhimbjen tënde e të luash me të”.

“Ne mendojmë kaq shumë dhe ndiejmë kaq pak”.

“Karakteri i vërtetë i dikujt shfaqet në momentin që ai është i dehur”.