Përmes një postimi në Facebok, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka shkruar që nuk ka pengesa për zbatimin e vullnetit qytetar dhe se mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët dhe e mandatuat për pesë vite.

Më tej, Kollçaku tha që mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë: Zgjedhje!

Postimi i plotë

Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Çfarë po presim?
Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët dhe e mandatuat për pesë vite, e i cili pavarësisht gjithash ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).
P.s
Mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
Zgjedhje!