Apple rekomandon që të mos e lini MacBook në karikim gjatë gjithë kohës. Disa prodhues të tjerë thonë se nuk ka asgjë që ta lini në karikim gjatë gjithë kohës ndërsa të tjerë e rekomandojnë pa ndonjë arsye.
A duhet ta lini laptopin në karikim edhe kur nuk jeni në lëvizje? Çfarë është më mirë për baterinë? Është një pyetje e vështirë dhe ka rekomandime nga më ndryshmet, ca edhe kontroverse.
Nuk e mbi-karikoni dot një bateri laptopi
Është shumë e rëndësishme të kuptoni bazat sesi një bateri standarde Li-Ion dhe një bateri prej polimerit të litiumit funksionon. Mitet rreth baterive janë të shumta.
Kur e karikoni një bateri në 100%, mjafton ta lini kompjuterin të lidhur me energjinë sepse karikuesi do të ndalojë së karikuari. Kur bateri të bjerë sadopak, karikuesi hyn në funksion përsëri.
Prandaj nuk ka rrezik të dëmtoni baterinë nga “mbi-karikimi.”
Të gjitha bateritë konsumohen me kalimin e kohës
Bateria e laptopit do të konsumohet me kalimin e kohës. Sa më shumë cikle karikimi të vini mbi të aq më shumë do të konsumohet. Bateri të ndryshme kanë cikle të ndryshme karikimi por zakonisht mund të prisni afro 500 cikle të plota.
Kjo nuk do të thotë se duhet të shmangni shkarkimin e bateri. Ruajtja e bateri në kapacitet të lartë karikimi është më keq për të. Nga ana tjetër të lini një bateri të shkarkohet plotësisht sa herë që e përdorni, është keq gjithashtu.
Nuk ka një mënyrë sesi ti tregoni laptopit tuaj që bateri të qëndrojë në 50% gjithnjë, e cila do të ishte ideale. Gjithashtu temperaturat e larta do të konsumojnë baterinë më shpejtë.
Nëse dëshironi që bateria e laptopit të jetojë, atëherë përpiquni që në të shumtën e rasteve të jetë në kapacitet karikimi prej 50%. Kështu rrisni jetëgjatësinë e saj.
Hiqeni baterinë për të shmangur mbinxehjen
Një gjë është e sigurtë: nxehtësia është e dëmshme. Nëse laptopi juaj ka një bateri që hiqet, do të ishte më të mirë ta bënit në vend që ta lini vazhdimisht në karikim për një kohë të gjatë.
Kështu bateri nuk do të ekspozohet përballe nxehtësisë së panevojshme. Një veprimi i tillë është shumë i rëndësishëm sidomos kur luani lojëra intensive. Megjithatë shumica e laptopëve modernë nuk kanë bateri që hiqen nga jashtë prandaj kjo këshillë nuk ka shumë vlerë.
Përfundimisht të lihet në karikim të vazhdueshëm apo jo?
Në fakt nuk dihet çfarë është më e dëmshme për baterinë. Ta lini në 100% do të shkurtojë jetëgjatësinë e saj por duke e dërguar vazhdimisht drejt zeros gjithashtu do të ketë të njëjtin efekt.
Esencialisht çfarëdo që të bëni bateria do të konsumohet me kalimin e kohës dhe të humbasë kapacitet. Kështu janë ndërtuar për të funksionuar. Pyetja është çfarë duhet bërë që të vdesë më ngadalë?
Apple rekomandon që të mos e lini MacBook në karikim gjatë gjithë kohës. Disa prodhues të tjerë thonë se nuk ka asgjë që ta lini në karikim gjatë gjithë kohës ndërsa të tjerë e rekomandojnë pa ndonjë arsye.
Apple këshillonte që bateria e laptopit të karikohet dhe shkarkohet të paktën një herë në muaj por tashmë nuk e rekomandon më. Por vendosja e laptopit përballë cikleve të plota të karikimit ndihmon në kalibrimin e baterisë.
Kështu laptopi e di me më saktësi sesa bateri ka ngelur. Nëse bateria juaj nuk është e kalibruar siç duhet, Windows mendon se keni 20% prej saj kur në fakt është në 0%.
Duke e lajuar baterinë e laptopit të shkarkohet plotësisht dhe më pas ta karikoni në 100%, qarqet e baterisë mësojnë sesa energji ka ngelur në të. Apple thotë se për MacBook modern nuk është më i nevojshëm një proces i tillë.
Vlen të theksojmë se procesi i kalibrimit nuk përmirëson jetëgjatësinë e baterisë e as nuk e ndihmon të ruajë më mirë energjinë. Vetëm do tu japë një përllogaritje më të saktë të energjisë së ngelur në të.