Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përmbledhur një koleksion me thënie mbi famën dhe nderin. Mendojmë se janë dy vlera tejet të rëndësishmë për jetën e njeriut e që disa thënie të mençura do ta theksonin akoma më tutje peshën e tyre.

Mënyra më efikase për t’u bërë i famshëm është ta bësh botën të besojë se ti tashmë je i famshëm.

Fama është motra e pavdekshme e nderit jetëshkurtër. Kush e mban mend një njeri të ndershëm? Askush! Kurse i famëshmi jeton gjithmonë.

Fama e një vepre të lartë është e ngadalshme në fillim, zhurma e saj është e pandieshme, por ecën duke e shtuar atë gjithnjë, derisa më në fund pas ndoshta njëqind vjetësh arrin fuqinë e vet më të madhe dhe pastaj e ruan atë përgjithmonë.

Është për t’u çuditur se, sa më i vlefshëm të jetë njeriu për pasardhësit e tij, për njerëzimin mbarë, aq më pak ka për t’u njohur e çmuar prej njerëzve të kohës së tij.

E vërteta është se njeriu nuk është i lumtur prej famës, por prej asaj që i bie famë, prej gjendjes dhe zotësisë së prej të cilave rrjedhin meritat e tij sidoqofshin, moral apo intelektuale.

Nuk duhet të kujtojmë se një njeri është i madh se çmohet kështu prej turmës. Po qe se i gjithë qëllimi i tij do të ishte që të admirohej prej të tjerëve, atëherë tek ai nuk do të gjenim gjë për të admiruar.

Ndërsa fama është një gjë që duhet fituar, nderi nuk është veçse një gjë që nuk duhet ta humbasim.

Tempulli i famës banohet prej atyre njerëzve të mëdhenj të cilët, sa ishin gjallë, nuk pranoheshin aty, prej shumë pak të gjallëve që, kur vdesin, nxirren prej andej.

Ka shumë që fitojnë famë, kurse të tjerë e meritojnë atë.

Fama ngjitet pas meritës aq fort saç ngjitet hija pas trupit; herë duke i dalë përpara e herë duke i dalë prapa.

Megjithëse zilia e njerëzve të rëndomtë shfaqet me anë të heshjes së madhe, do të vijë një ditë që do të dalin njerëz që kanë për t’i çmuar këto pa ndonjë urrejtje ose përkrahje.

Fama është helm që duhet marrë me doza të vogla.

Preferoj të dështoj me nder sesa të triumfoj nëpërmjet mashtrimit.

Askush nuk u vlerësua për gjërat që arriti të kishte. Nderimi ka qënë një vlerësim për çfarë ai arriti të jepte.

Prindërit tanë meritojnë nderin dhe respektin tonë sepse na dhanë jetën vetë. Përtej kësaj ata pothuajse gjithmonë bënë sakrifica të panumërta, pasi u kujdesen dhe na ushqyen përmes foshnjërisë dhe fëmijërisë sonë, na siguruan nevojat e jetës, dhe na lehtësonin sëmundjet fizike dhe streset emocionale të rritjes.